Shehu: Qeveria nuk ka guxim të dënojë gjenocidin serb se mërzitet Vuçiçi

10:30, 05/06/2023
A+ Aa A-

Deputeti Tritan Shehu deklaroi në seancën plenare në Kuvend se qeveria nuk ka guxim të dënojë gjenocidin serb.

Gjithashtu ai u shpreh kritik lidhur me rregulloren duke theksuar se ka shkelje të rënda të procedurës pasi nuk po futet për diskutim dhe miratim një rezolutë e opozitës, e cila dënon gjenocidin serb në Kosovë.

“Ne vazhdojmë me shkelje të rënda të procedurës së rregullores në këtë parlament. Mblidhemi këtu sikur të jemi parlamenti i Marsit dhe Jupiterit dhe jo parlamenti shqiptar.

Një grup deputetësh kemi paraqitur një kërkesë për një mocion me debat për gjenocidin serb në Kosovës. Ende nuk është marrë në konsideratë.

Sot, kur ngjarjet kanë precipituar dhe ata që janë përgjegjës për gjenocidin në Kosovë, sot kërkojnë të veshin petkun e qengjit. Mbi popullin e Kosovës u realizua një dhunë dhe pa dënuar vrasjen e krimin, nuk kemi të drejtë të flasim dhe të kërkojmë drejtësi. Serbia nuk e njeh gjenocidin dhe vijon të tallet”, tha ai.

"Parlamenti shqiptar nuk e kalon rezolutën se mërzitet Vuçiç, ne heshtim në kundërshtim të plotë me rregulloren, me detyrimet e botës demokratike për të dënuar atë gjenocid", tha Shehu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco