KAFE SHQETO/ Pulia, furnizim me ujë nga Shqiperia! ‘Pas emigrimeve masive të popullit shqiptar, tani është radha e ujit...'

KAFE SHQETO/ Pulia, furnizim me ujë nga Shqiperia! ‘Pas emigrimeve masive të popullit shqiptar, tani është radha e ujit...'

10:18, 05/06/2023
A+ Aa A-

Corriere Della Sera publikoi informacion mbi projektin, i cili parashikon transportimin e ujit nga Gjirokastra në Pulia, përmes 85 kilometrave tubacione nënujore dhe 120 kilometrave tubacione tokësore.

Si duket, kryeministrit të vendit nuk i ka mjaftuar fakti se më shumë se 1/3 e popullisë së vendit po largohet drejt vende evropiane ‘për nje jetë më të mirë’ si rezultat i mungesës së punësimit dhe ekonomisë në vend, por duket se ‘do të dërgojë edhe ujin në shtetin fqinj’.

I ftuar mëngjesin e sotëm në 'Kafe Shqeto’ për të diskutuar lidhur me këtë çështje ishte ambjentalisti Sazan Guri, i cili ka ngritur alarmin duke u shprehur se ky projekt do të ketë pasoja të renda në mjedis e natyrë.

Diskutimi në studio:

Ola: Rasti i parë ishte marrja e ujit nga një shtet tjetër, a po veprojmë kundër ligjit?

Sazan Guri: E para sigurisht që këto janë lajme të vërteta sepse “Corriere de la Sera” është një gazetë shumë serioze në shtetin fqinj, pastaj e ka aprovuar edhe vetë kryeministri në daljet e tij duke u shprehur se: 'uji po shkon kot në det' dhe pastaj kemi të bëjmë me një projekt ku në malin e Karaburunit (këtë e zbulova dje),  janë ndërtuar depozita të mëdha që do të grumbullojnë ujin i cili do të pompohet nga lumenjtë, nga burimet tona siç vjen uji nga Gjirokastra apo Vlora dhe shkon në depozita të mëdha siç është Karaburuni, dhe aty me anë të forcës së rëndesës shkon në tubacionin e gropës detare duke u ngritur për të shkuar si shërbim në rajonin e Pulias.

Flavio: Qyteti ende vazhdon të ketë probleme me ujin, sa janë shanset që ky projekt 'të edukojë ujin' për t'u shërbyer qytetarëve shqiptare para se të largohet drejt Italisë?

Sazan Guri: Projekti i dëbimit të shqiptarëve nuk është thjesht diçka e ngjashme me atë që ndodh në Portugali, Kroaci apo Itali e para nëse atje ikin një pjesë e popullsisë këtu ikin më shumë se 1/ 3 e popullsisë, andej është proçes natyror ndërsa këtu është i kalkuluar. Pra, dëbimi i shqiptarëve është për të arritur në këtë ditë, nxija jetën që të ikë sa më shpejt.  P.sh marrja e ujit dhe futja në tuba e tunele atje ku ai buron në të gjitha Shqipërinë për ta çuar diku tjetër është si ajo vajza që jeton në klimën e Matit të mos ketë më interes të punojë në blegtori dhe bujqësi dhe të mos ushqejë vëllezërit që të jeton në Kamëz apo Tiranë.

Klea Sula/ syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco