Kurti takohet në mbrëmje me emisarët e BE dhe SHBA

Kurti takohet në mbrëmje me emisarët e BE dhe SHBA

09:10, 05/06/2023
A+ Aa A-

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot do t’i presë në takim emisarin e posaçëm të BE-së Miroslav Lajçak dhe atë të SHBA-së, Gabriel Escobar.

Në njoftimin e ZKM-së thuhet se takimi do të nisë në orën 20:00.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák dhe Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike dhe njëherësh të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Mediat mund të marrin pamje në oborrin e ndërtesës së Qeverisë. VENDI: Ndërtesa e Qeverisë/ KOHA: 20:00”, thuhet në njoftim.

Kjo vizitë vjen pas tensioneve në Veri që u shkaktuan pas hyrjes së kryetarëve të rinj nëpër objektet komunale në Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco