‘Njeriu i Sigurimit’/ Kush është analisti i Ramës që sulmon Kosovën nga ekrani i RTSH

‘Njeriu i Sigurimit’/ Kush është analisti i Ramës që sulmon Kosovën nga ekrani i RTSH

08:24, 05/06/2023
A+ Aa A-

Në televizionin publik ka ndodhur një skandal i përmasave kombëtare.

Në emisionin e drejtuar nga gazetari Ilir Yzeiri i titulluar “ADN” është trajtuar situate në veriun e Kosovës. I formuar si editorial, ky emision ka si synim të trajtojë çështjet e ngjarjet në një këndvështrim specifik.

Por ajo që ka ndodhur në serinë kushtuar tensioneve në veri është mbi të gjitha një keqtrajtim i gjithë vuajtjeve dhe sakfrificës së vëllezërve kosovarë. Nën titullin “Kosova e tradhëtoi Klintonin- Në vend të paqes zgjodhi luftën”, gazetari dhe vetë RTSH ka mbajtur një qëndrim identik me palën e pushtetit në Serbi dhe mediat atje.

Askush deri më tani, madje as ndërkombëtarët që kanë qenë kritik me Kurtin, nuk kanë treguar gishtin vetëm te një palë në konfliktin në veri.

Në mënyrë skandaloze televizioni kombëtar i një shteti që e ka në Kushtetutë mbrojtjen e Kosovës, e cilëson këtë shtet si luftënxitës. RTSH dhe vetë gazetari duhet të kërkojnë urgjentisht falje për këtë trajtim mediokër dhe skandaloz të ngjarjeve në veri të Kosovës.

Po çfarë mund te presësh tjetër nga një dëshmitar në gjyqet e diktaturës, një ish-bashkëpunëtor i Sigurimit famëkeq të Shtetit. Kujtojmë se Ilir Yzeiri njihet si analist i Edi Ramës dhe punon në mediat më të zjarrta pro-pushtetit autokratik.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Albanus05/06/2023 12:44

O zot ndihmoje Shqipnine ---Edhe sot Enveristet e Mugoshes po na bejne Namin na e zhduken edhe ate pike identiteti qe kemi si Albanian-

Koli05/06/2023 09:37

Epo ky Iliri njelloj si shefi i tij qe e quan gje pa zarar mobilizimin e ushtrise Serbe dhe avancimin e saj drejt kufirit me Kosoven nderkohe qe perendimi dhe komanda e NATOS e denuan dhe kerkuan zbrapsjen e menjehershme te ketyre trupave. Ky deshmitari Ilir nuk begenis te pranoj faktin se shteti nuk duhet te imponohet nga bandidet qe i pame te organizuar te sulmonin jo vetem policine e kosoves por edhe ushtaret e KFOR -IT , as me marveshje po me bandidetet qe vjedhin shtetin per te blere vota . Eshte kjo qasje qe i ve kete pseudo patriot perballe qendrimit te Albin Kurtit qe ja ka dale te organizoje zgjedhje te pranueshme , te ule ndjeshem korrupsionin e me pak fjale te rendise Kosoven ne shtet me shkallen me te larte te demokracise ne rajon... llafet e tjera te aktruara me patetizem jane... dokrra hini pot qe ky Iliri dhe shefi i tij duan ti shesin me çdo menyre...

Shto koment

Denonco