SYRI TV/ Helmime masive nga uji në Bulqizë, tenderat e ujësjellësit e çuan në burg Lefter Allën

16:49, 04/06/2023
A+ Aa A-

Dhjetëra banorë të Gjoricës dhe Shupenzës në Bulqizë kanë përfunduar në spital me shenja helmimi nga uji i pijshëm. Banorët shprehen se kjo situatë është e përsëritur. Pak muaj më parë tenderat e ujësjellësit çuan në burg ish-kryebashkiakun Lefter Alla.

Nga SYRI TV

Tenderat për ujësjellësat në Bulqizë, kanë çuar në pranga ish- kryebashkiakun Lefter Alla dhe kupolën e kësaj njësie vendore, teksa uji i pijshëm në çezma vijon të mbetet një makth për shumë banorët të Bulqizës.

Prej dy ditësh, dhjetëra banorë të njësive administrativë  Gjoricë de Shupenzë në Bulqizë kanë përfunduar në spital pasi janë helmuar nga uji i pijshëm.

Deri në daljen e analizave përfundimtare, të marra në disa pika të ujësjellësit në Gjoricë, NJVKSH ka kërkuar nga njësia administrative Gjoricë që t’u kërkojë banorëve të mos e konsumojnë për të pirë ujin e rrjetit.

Një situatë e tillë në Gjoricë dhe Shupenzë është e përsëritur, pasi ka pasur disa herë raste të helmimit të banorëve nga uji. Banorët shprehen për Syri TV se situata duhet të marrë zgjidhje.

Helmimi nga uji konfirmohet nga mjekët në Bulqizë, të cilët shprehen se numri i qytetarëvë që kanë kërkuar ndihmë mjekësore gjatë kësaj të diele është në rënie.

Ndërkohë nga Ujësjellës-Kanalizime Rajoni Dibër nuk ka pasur asnjë njoftim publik, lidhur me gjendjen e tubacionit dhe veprës së marrjes që furnizon banorët në zonën e Gjoricës.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco