Uji i Tepelenës dhe Syrit të Kaltër do dërgohet në Pulia/ Sazan Guri: Mallkuar qofshin ata që…

Uji i Tepelenës dhe Syrit të Kaltër do dërgohet në Pulia/ Sazan Guri: Mallkuar qofshin ata që…

10:55, 04/06/2023
A+ Aa A-

Ambientalisti Sazan Guri ka dhënë alarmin mbi një marrëveshje të pritshme, që rajoni i Pulias në Itali, të furnizohet me ujë të pijshëm nga Shqipëria, nga zona e Tepelenës apo Ujit të Kaltër. Alarmin ambientalisti i njohur e ka dhënë gjatë një interviste për Fax News.

Sipas Gurit kjo është e papranueshme dhe me pasoja të rënda në mjedis dhe natyrë, ndërsa shtoi se është e ndaluar nga 6 konventa devijimi i rrjedhës së lumenjve për qëllime biznesi apo fitimi.

‘Corriere Della Sera dy ditë më parë ka nxjerrë në pah një marrëveshje mes Shqipërisë dhe Italisë, ku uji i Tepelenës, dhe një pjesë e burimit të Syrit të Kaltër, do të futen në tub dhe do të dërgohen drejt Pulias. Kjo sasi, miliona metër kub ujë, shkon përjetësisht drejt një shteti tjetër, është rasti i parë në Botë, që një shtet merr ujin nga një shtet tjetër.

Mendohet se tokat italiane po përballen me kriposjen për shkak të avancimit të ujëra detarë, jemi dakord që ata kanë nevojë, por cinizmi është që thonë se uji shkon kot në det, dhe nuk na shërben…

Mallkuar ai person, qoftë politikan, qeveritar, apo qytetar, që mendon se uji shkon kot në det, në të gjitha studimet që ne zotërojmë: uji nuk shkon kurrë kot, pasi para se të shkojë në det bën 1 mijë detyra rrugës. Toka nuk ka kuptim pa ujë, vetë toka po nuk pati ujë quhet shkretëtirë, shterpë. Pastaj uji ushqen me miliona rrënjë bimësh derisa të shkojë në det.

Në sajë të avullimeve të burimeve të ujit, formohet shiu. Nëse ti lumit i merr edhe 50% të sasisë së ujit, ky ekuilibër i natyrës do të jetë i cunguar, pikërisht pse ndodhin këto faktorë ekologjikë, është bërë me anë të 6 konventave, që uji i një lumi nuk mund të shkojë kurrë në një lumë tjetër.

Ti nuk mund të dalësh kundër 6 konventave ndërkombëtare’, - ka thënë Sazan Guri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco