Shehu: Rama të mos censurojë rezolutën për genocidin serb në Kosovë

Shehu: Rama të mos censurojë rezolutën për genocidin serb në Kosovë

20:51, 03/06/2023
A+ Aa A-

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, shprehet se kryeministri Edi Rama nuk duhet të censurojë rezolutën për genocidin serb në Kosovë, pikërisht tani kur kjo duhet.

Në reagimin e tij në Facebook, Shehu shkruan se Shqipëria me atë rezolutë do të fillojë të marrë pozicionin e saj në anën e të vërtetës.

Postimi i plotë:

Rama te mos censuroje Rezoluten per genocidin serb ne Kosove!

Pikerisht tashti duhet kjo!

Prej mbi nje viti maxhoranca nuk lejon debatin parlamentar mbi genocidin serb ne Kosove.

E drejte kushtetuese e kerkuesve kjo, nje nevoje afat gjate, domosdoshmeri aktuale.

Sepse ketu fillojne problemet, me ate genocid e shtypje.

Dhe pa pranuar ate, pa u kerkuar falje nga Serbia, konflikti do te mbetet gjithmone i gatshem per tu „ndezur“ edhe nqs perkohesisht do te duket i „pergjumur“!

Historia europiane e ka treguar kete, kjo periudhe prej vitit 1999 e ka ri konfirmuar.

Prandaj vecanerisht neve duhet te jemi te direkte, konkret, te qarte.

Kete e kerkojne edhe zig-zaget, oshilacionet, shtrengimet e duarve, buzeqeshjet…

Por me „gure ne traste“ ne hapat konkrete deri me sot.

Shqiperia me ate Rezolute do te filloje te marre pozicionin e saj te domosdoshem, ne anen e te vertetes, te “humbur” prej 2014-tes, do te jape perseri nje kontribut…

Rama duke mos lejuar te flitet per te verteten ne Parlament, duke e „asfiksuar“ ate, e demton rende, kamuflon realitetin.

Kjo tashme duhet ndryshuar, eshte nje domosdoshmeri per tu kryer.

Jo vetem se jemi shqiptare e nuk mund te qendrojme artificialisht “te ftohte”, sikur ajo qe po ndodh i perket ndonje “planeti” tjeter.

Apo me keq akoma, te mos humbet asnje rast pa u perjekur te «makiazhohet » Serbia!

Te ngrihet Vucic ne piedestalin e kampionit paqeshashes e europeist ne Rajon!

Te anatemohet Kosova!

Kur e verteta eshte e kunderta!

Dhe ne duhet te jemi ne anen e te vertetes, e cila eshte me Kosoven!

Cdo qendrimi i kundert i yni, vecanerisht si shqiptare, ka e do te kete pasoja te gjera negative per Kosoven, shqiptaret e Rajonin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco