Saimir Tahiri dhe Safet Bajri/ Lirimi i dy shokëve të qelisë dhe lidhja e tyre me masakrën elektorale

Saimir Tahiri dhe Safet Bajri/ Lirimi i dy shokëve të qelisë dhe lidhja e tyre me masakrën elektorale

19:19, 02/06/2023
A+ Aa A-

Një tjetër dëshmi flagrante e kontrollit të drejtësisë së re nga kryeministri Edi Rama ka ndodhur ditën e sotme me lirimin nga burgu të ish-ministrit ‘kampion’ të rilindjes, Saimir Tahirin.

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, i dënuar për ‘shpërdorim detyre’ pasi ka ndihmuar trafikun ndërkombëtar të drogës, është liruar nga qelitë e burgut ditën e sotme, pasi gjykata me urdhër të kryeministrit Edi Rama, ka vendosur që pjesën e mbetur të dënimit ta kryejë në ambientet e shtëpisë.

Kërkesa e ish-ministrit Tahiri për lirimin nga burgu është bërë rreth 4 muaj më parë, por vetëm sot gjykata vendosi ta nxjerrë nga qelitë për ‘sjellje të mirë’ dhe arsye shëndetësore pasi rezulton i sëmurë ai dhe e shoqja. Zyrtarisht, Tahiri u lirua për t’u kujdesur për fëmijët e mitur, madje mund të lëvizë edhe jashtë shtëpisë.

Tahiri ndante qelinë me Safet Bajrin, një personazh të nëntokës kriminele të Shkodrës, i cili u lirua fiks për fushatën zgjedhore. Madje sot mediat kanë publikuar një mesazh të Bajrit, i cili ishte shprehur se i vinte turp që po dilte nga burgu përpara ministrit.

Por sado ‘prekëse’ mund të duket kjo deklaratë për mediat e Ramës, fakt është se të dy lirimet kanë lidhje me masakrën zgjedhore.

Kryetari demokrat, Sali Berisha ka denoncuar më herët shokun e qelisë së Tahirit në burgun e Fierit, Safet Bajrin, i cili u lirua para zgjedhjeve me qëllim përfshirjen e tij në fushatën elektorale të zgjedhjeve të 14 majit në favor të kandidatit socialist në Shkodër. Dihet tashmë se ‘klani Bajri’ është një prej grupeve kriminale më të rrezikshme në Shqipërinë e veriut, të cilët kanë lidhje edhe me politikanë të fuqishëm pranë kryeministrit Edi Rama.

Saimir Tahiri do të lirohej nga burgu para zgjedhjeve lokale, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur, ndoshta edhe për të mos marrë ndonjë kosto elektorale.

Pas masakrës elektorale të majit, Tahiri ka qenë i lirë për të lënë qelinë.

Gjatë ditës së sotme, Berisha komentoi këtë vendim të gjykatës, duke u shprehur se lirimi i Saimir Tahirit ka ardhur pas kërcënimeve të këtij të fundit ndaj kryeministrit, mbi publikimin e lidhjeve Edi Ramës dhe vëllait të tij, Olsit me botën e krimit ndërkombëtar.

Kujtojmë se ky vendim i gjykatës lë për të dëshiruar pasi pranimi i kushteve shëndetësore nga ana e të dënuarve për të lënë qelitë nuk është marë parasysh në të gjitha rastet, vetëm kur kjo ka ndodhur me ndërhyrjen e Edi Ramës, si në rastin e Tahirit.

Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri gjithashtu ka bërë kërkese për tu liruar nga qelitë pasi nuk gëzon shëndet të plotë, por një vendim i tillë nuk është marrë për të.

Ky është dhe një tjetër standard i dyfishtë i drejtësisë së re në duar e kryeministrit Edi Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco