SYRI TV/ Berisha publikon provat e farsës elektorale në Tiranë e Kamëz: 240 ndërhyrje në 6 qendra votimi

16:00, 02/06/2023
A+ Aa A-

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka denoncuar këtë të premte me  prova farsën zgjedhore në Tiranë dhe Kamëz. Në konferencën për mediat,  Berisha solli provat se si 102 mijë votues në Tiranë ishin zgjedhës shëtitës në 14 maj. Ndërkohë në Kamëz vetëm në 6 qendra janë gjetur 240 ndërhyrje manipulative, ku me pamje dëshmohet se si komisionerët e PS votojnë disa herë me karta identiteti të ndryshme, apo një komisionere voton për qytetarët që paraqiten. E njëjta, situatë është faktuar edhe për votimet në Bashkinë e Elbasanit.

SYRI TV

Lideri i opozitës Sali Berisha ka publikuar prova të cilat tregojnë se si në Tiranë ka funksionur skema korruptive e votuesëve shëtitës, dhe në Kamëz Komisionerët e Partisë Socialiste kanë votuar disa herë me karta identieti të ndryshme. Nga selia blu Berisha, tregoi videot ku në 6 qendra votimi në Kmëz  janë gjetur 240 ndërhyrje manipulative, praktikë e cilas sipas tij është përdorur edhe në Elbasan.

Berisha denoncoi faktin se në zgjedhjet e 14 majit në Tiranë mbi 100 mijë qytetarë me të drejtë votë kanë qenë votues shëtitës.

Sa i takon situatës brenda së djthatës, Berisha e cilësoi tezë të ambasadores Yuri Kim drejtim koelgjial të PD-së.

Sali Berisha komentoi edhe takimet e Bashës, ku theksoi se ky I fundit është peng I Edi Ramës. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco