Viso, 2 paketa për Drejtësinë e re ....

Viso, 2 paketa për Drejtësinë e re ....

14:20, 02/06/2023
A+ Aa A-

Nga Elkier Bushkolaj/

Në 7 maj të 2016 kur Saimir Tahiri ishte Ministër i Brendshëm në Qerret të Kavajës, u regjistrua një aksident tragjik, ku dy fëmijë të moshës 3 dhe 5 vjeç humbën jetën pasi makina që drejtohej nga nëna e tyre u përplas me një trafik-ndarëse, që ishte dëmtuar në mënyrë të paligjshme për të favorizuar një karburant.  Nëna po i çonte 2 vogëlushët të takonin të atin në burgun e Rrogozhinës, pasi ishte harruar nga gjykata në qeli për ndërtim pa leje në pronën e tij.

Sot ish Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i dënuar për “shpërdorim detyre”, dhe i akuzuar nga SPAK për trafik droge, u lirua pa e shlyer pjesën e mbetur të dënimit prej 1.7 vitesh burg dhe si argument u përdor fakti se ai duhet të përkujdeset për fëmijët. Diplomatët na kanë thënë se zyrtarët e drejtësisë së re duhet të jenë heronjtë e fëmijëve tanë, por a janë të barabartë fëmijët tanë para drejtësisë së re...?

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco