VIDEO/ Osmani: Vuçiç vajtoi dhe u ankua, takimi u bë pas insistimit të Scholz e Macron

VIDEO/ Osmani: Vuçiç vajtoi dhe u ankua, takimi u bë pas insistimit të Scholz e Macron

13:09, 02/06/2023
A+ Aa A-

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se takimi me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq, ishte një kërkesë nga presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelari Scholz.

Për këtë takim, presidentja ka thënë se ishte një takim informativ dhe jo negociues.

Në konferencë për media, pas samitit të dytë të liderëve të Komunitetit Politik Evropian, Osmani tha se Kosovës iu kërkuar zgjedhje të reja në veri.

Osmani ka thënë se presidenti serb, Vuçiq ankohej, vajtonte dhe nuk tregonte të vërtetën në takimin me të.

“Nuk kisha asnjë plan të takohesha me Vuçiqin. Sigurisht, dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë është i vazhdueshëm në Bruksel ishte mjaft një insistim që nga mëngjesi nga shumica e liderëve evropian dhe sigurisht, si presidentja e njerëzve të Kosovës dua të tregoj konstruktivitetin që është një virtyt i popullit tonë, të tregojmë vullnetin se mund të flasim me të gjithë…kjo nuk është hera e parë që e gjejmë vetën me Vuçiqin në një takim të tillë. Por më duhet të them se ky takim, i cili ishte një takim mbi insistimin e presidentit Macron dhe kancearit Scholz, kërkesë e tyre të cilën e respektova duke qenë se janë disa nga aleatët tanë më të afërt, nuk ishte një takim negociues por një që shkëmbyem pikëpamjet. Mund të them se Vuçiq shkëmbeu pamjet, ai vajtonte dhe ankohej dhe sigurisht nuk tregonte të vërtetën që është një virtyt i tij duke qenë ministri i propagandës së Vuçiq”, tha ajo.

Osmani bëri të qartë se veriu mbetej një kryetemë në takimet e saj me liderët evropiane.

Presidentja theksoi se është kritike që Serbia të ndalojë mbështetjen e këtyre grupeve kriminale që po shkaktojnë pjesën më të madhe të problemeve në veri, gjë të cilën thotë se kërkoi edhe nga vetë Vuçiq në takim.

“Gjithashtu, pata edhe një takim trilateral me presidentin Macron dhe kancelarin Scholz, një takim të cilit iu bashkua edhe Borrell ku diskutuam në detaje sfidat me të cilat po përballemi dhe cilat janë disa nga zgjedhjet që mund të na bëjmë të ecim përpara. Macron dhe Scholz insistuan që të kemi një takim me presidentin Vuçiq, me prezencën e tyre dhe atë të Borrell ku pata mundësinë të insistoj të respektohen korniza ligjore e Kosovës dhe në të njëjtën kohë intereset e të gjithë qytetarëve, pavarësisht nacionalitetit. Çka është kritike në këtë pikë është që Serbia të ndalojë mbështetjen e këtyre grupeve kriminale që po shkaktojnë pjesën më të madhe të problemeve në veri dhe përtej regjionit dhe kjo është një parakusht që të ketë një deeskalim të situatës. Dhe së dyti, zbatimi i plotë i marrëveshjes së arritur në Ohër sepse Vuçiq ka thënë vazhdimisht se nuk ka ndërmend ta implementojë…ai e ka shkelur së paku 8 herë dhe për këtë është kritike të kemi një mesazh të qartë nga BE’, ka thënë Osmani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco