Kurti: Kemi prova që tregojnë se eskalimi i situatës ishte i planifikuar

Kurti: Kemi prova që tregojnë se eskalimi i situatës ishte i planifikuar

11:21, 02/06/2023
A+ Aa A-

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se zgjedhjet në veri ishin në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe se Policia ka bërë punën e saj në veri të vendit.

Kurti gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës, ku po diskutohet për situatën e krijuar në veri, ka thënë se ka pasur shume reagime për praninë e Policisë së Kosovë në veri, teksa theksoi se policia ka ushtruar veprimtarinë e saj brenda territorit të vet.

Kurti po ashtu foli edhe për dorëheqjen nga institucionet e vendit të Listës serbe.

“Të shumtë janë ata që praninë e Policisë e kanë quajtur hyrje me forcë në ndërtesë. Nuk mund të quhet ashtu. Pasi ajo ndërtesë është e republikës së Kosovës. Nuk hyn kryetari me forcë në zyrë të tij. Me lejoni të ju njoftoj që Lista serbe i ka braktisur institucionet e Kosovës, përveç rastit kur duhet të nënshkruhen dhe të marrin pare. Kur kanë hy kryetarët e komunave ndërtesat kanë qenë të zbrazëta por të blinduara. Pra ndërtesat kanë qenë të zbrazëta, dhe kur kanë hy kryetarët ka qenë problem. Pra ata nuk duan që kryetarët të hyjnë aty. Ata nuk i duan ndërtesat. Strukturat paralele nuk i duan as ndërtesat zyrtare. Fakti që ka pasur pengesë për hyrje të kryetarëve, ka pasur zyrtarë policorë…kemi nevojë për korridor për qasje, pasi ne duam të funksionojmë. Policia e Kosovës këtë aset të Republikës e merr nën kontroll".

Ai gjithashtu theksoi se qeveria ka disa prova se si kanë vepruar bandat kriminale në veri gjatë kësaj kohe, ku u shpreh se autor i kësaj situate të krijuar në veri është Beogradi.

“Kemi datën 29 maj ku një pjesë e mirë e bandave kriminale u kthyen të organizuar për ta eskaluar situatën. Kemi pamje e video, e foto që eskalimi i situatës ishte i planifikuar, mirë organizuar dhe kishte autor. Autor është Beogradi zyrtarë i cili është kujdesur që shqetësimet e shprehura nga zërat e ndryshëm që paralajmëronin eskalim të situatës se nëse policia nuk tërhiqet, nëse kryetarët nuk shkojnë në punë që këto shqetësime t’i kthejnë në realitet. Pra ngritja e shqetësimeve të shumta për eskalim të situatës bëri që Serbia të mobilojë grupe kriminale që vërtetë ta eskalojnë situatën. E kundërta duhet të ndodhte, që të mbështeteshin kryetarët e rinj në vendin e tyre të punës.

Ne kemi vepruar në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe interesave të qytetarëve të Republikës së Kosovës. Nuk ka pasur asnjë befasi pasi ky ka qenë një proces me shumë hallka, pasi kryetari ka shku me çantë në vendin e tij të punës. Unë nuk mund t’i mbyll sytë kur grupe kriminale, fashist e paramilitarë…jam i vetëdijshëm që jo të gjitha ata që po marrin pjesë në grumbullimin para objekteve janë pjesë e grupeve të tilla, por fatkeqësisht shumë qytetarë serbë për shkak të kërcënimit nga Beogradi janë të detyruar të shërbejnë si mburojë njerëzore për sulmet e grupeve të tilla kriminale. Dhe aty janë tri kategori: janë kategoria e mbrojtjes civile, janë ata nga administrata publike, të cilët po nuk dolën në protesta humbin pagat se vendin e punës nuk e di a e kanë, dhe e treta janë grupet e Radojiciqave dhe Veselinoviqave, të cilët u japin ditë pushimi punëtorëve me kusht që të marrin pjesë në protestë të dhunshme”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco