BE kërcënon Kosovën, 3 kërkesat që duhet të plotësohen

BE kërcënon Kosovën, 3 kërkesat që duhet të plotësohen

23:22, 01/06/2023
A+ Aa A-

Bashkimi Europian ia ka bërë të qartë Serbisë dhe Kosovës se duhet të plotësojnë 3 kërkesa për të ç’tensionuar situatën në veri të Kosovës, në të kundërtën pasojat do të jenë të rënda për të dyja palët.

Në përfundim të takimeve me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Europian për politikë të jashtme, Josep Borrell ka bërë me dije se ndërkombëtarët kanë 3 kërkesa të qarta.

Ai bën me dije se duhen zhvilluar zgjedhje të reja në veri të Kosovës, ku serbët duhet të marrin pjesë dhe të nis puna për krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Duke e cilësuar situatën në veri si të rrezikshme, Borrell paralajmëron se nëse nuk plotësohen këto kërkesa, do të ndikojnë në raportet me ndërkombëtarët.

 ‘Kemi 3 kërkesa të qarta: – Zgjedhjet e reja lokale tani; Sigurimi i pjesëmarrjes së serbëve të Kosovës; Fillimi i punës për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe me Dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Në rast dështimi për ta bërë këtë, do të ketë pasoja të rënda për marrëdhëniet tona’, shkruan Borrell.

Situata në veri të Kosovës u tensionua më 26 maj, kur Policia e Kosovës ndihmoi kryetarët shqiptarë të komunave me shumicë serbe të hyjnë në zyrat komunale, përkundër rezistencës së banorëve lokalë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco