Lajmi i fundit

Zhvillimet në PL, reagon Kryemadhi: Çdo tentativë imponuese përjashtuese është ...

Salianji: Kjo opozitë nuk ribëhet dot duke përjashtuar Sali Berishën!

Salianji: Kjo opozitë nuk ribëhet dot duke përjashtuar Sali Berishën!

23:08, 01/06/2023
A+ Aa A-

“Kjo opozitë nuk ribëhet dot duke përjashtuar Sali Berishën!” deklaroi deputeti Ervin Salianji në emisionin TPZ, mbrëmjen e së enjtes, në një debat me temë provokative, zgjedhje tipike e analistit dhe drejtuesit të emisionit Ylli Rakipi.

Tema ishte “Opozita, luftë e madhe pas pilafit” dhe të ftuar: Ervin Salianji, Enton Abilekaj, Neritan Sejamini, dhe Lorenc Vangjeli në studion e MCN TV.

Salianji tha: “Nga ana tjetër, këtu ka një gjë, se edhe ju e kapët me të drejtë me logjikën politike. Këtu ka disa njerëz që iu është bërë refleks. Sali Beerisha ka pasur një numër të caktuar votash. Ka pasur ... 800 mijë, 900 mijë vota dhe ka pasur njerëz që e administronin pushtetin e tij, nuk ka pasur nevojë që njerëzit të mblidhnin vota për të, sepse  i mblidhe votat vetë.

Tani, këta që kanë punuar në atë kohë me Berishën, mendojnë prapë që do të administrojnë votat e Doktorit dhe nuk sjellin asgjë shtesë! Dhe, në vend që t’i luten këta popullit (është një pjesë), në vend që t’i sjellin këta vota opozitës dhe Doktorit, këta mendojnë që duhet t’i sillen popullit me prepotencë kur iu vete mbrapa! Pra, e kanë mbrapsht!” theksoi deputeti.

Më herët, Rakipi i kishte drejtuar një tjetër pyetje Salianjit, përpkjet që po bën opozita pas humbjes së zgjedhjeve.

Ylli Rakipi: Ky është qëndrimi pak a shumë i Doktorit: ai thotë që zgjedhjet janë vjedhur nga Edi Rama dhe që do të shkojnë drejt proceseve, po mbushin tani edhe dosjet me vjedhje. Me vjedhje të mëdha dhe do të dërgohen edhe në Strasburg, siç dëgjova. Po ju, si mendoni tani, ndani të njëjtin qëndrim si Doktori apo jo?

Ervin Salianji: Di t’ju them këtë që janë të paktën zgjedhjet e pesta ose të gjashta me gjithë zgjedhjet e pjesshme që opozita dhe PD-ja, po opozita në tërësi ka të njëjtin qëndrim. Pra, nga zgjedhjet në zgjedhje ne shohim që nuk ndryshon Edi Rama, por nuk ndryshon as retorika e opozitës. Kushdo në Shqipëri nuk pret që Rama të përmirësohet. Rama nga zgjedhja në zgjedhje po shkon më keq. Po e perfeksionon makinerinë apo industrinë, quajeni si të doni të deformimit të vullnetit të zgjedhësve dhe duhet që opozita t’i përgjigjet kësaj me mjete të tjera.    Është e pamjaftueshme mendoj unë sot që opozita të jetë prapë në të njëjtën retorikë pa bërë lëvizjet e veta,” theksoi ai./ar.sh/SYRI.NET  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco