Abilekaj: Arrestimi i Belerit luftë personale e Ramës, nuk është për krim zgjedhor

Abilekaj: Arrestimi i Belerit luftë personale e Ramës, nuk është për krim zgjedhor

22:54, 01/06/2023
A+ Aa A-

Analisti Enton Abilekaj teksa foli për ndalimin e kryebashkiakut te zgjedhur të Himarës Fredi Belerin, tha në emisionin “Të Paekspozuarit” se kryeministri Rama e ktheu në luftë personale arrestimin e tij. 

Ai solli rastin e deputetit të PS-së në Himarë, Vullnet Sinaj, që ftonte banorët e Kudhësit që të legalizonin shtëpitë te zyra e tij, duke shkelur rëndë Kodin Zgjedhor, ndërsa përmendi edhe intimidimet e kryetares së bashkisë së Roskovecit që intimidonte qytetarët dhe punonjësit që mbështesnin opozitën. Abilekaj tha se ky standard i dyfishtë u ka dhënë të drejtë autoriteteve greke që të ankohen për ndjekje vetëm ndaj përfaqësuesve të komunitetit etnik grek në Himarë.

Nuk besoj se ndonjë shqetësim të madh dhe nuk do të ketë prishje të marrëdhënieve Shqipëri-Greqi. Ka një luftë diplomatike e cila do të respektojë drejtësinë, por ndërkombëtarizimi i kësaj çështjeje nuk i bën mirë Shqipërisë. Nëse ne do të kishim një proces shumë të drejtë, nëse nuk do të kishim deklaratat e kryeministrit që i priu këtij procesi, ne nuk do të kishim asnjë problem. Kur ne kemi një kryeministër që e ndërton fushatën me policinë militante që duhet të ndjekë fushatën që bën ai kundër një njeriu dhe vë policinë sikur e ka personale që ta ndjekë e vë edhe ta provokojë. Me këtë provokim pastaj bën edhe arrestimin, i bën edhe procesin në Vlorë, pastaj, pas tre ditësh e çojnë në SPAK.

Në bashkinë e Himarës, gjatë gjithë fushatës, dilnin njoftime nga deputeti i zonës, që banorët e Kudhësit në orën 12.00 duhet të vijnë të takojnë deputetin që të marrin pronat. Kjo është shkelje e hapur e Kodit Zgjedhor. Këtë policia nuk e heton, përkundrazi i çon banorët te deputeti. Kryetarja e bashkisë së Roskovecit thërret punonjësit dhe i intimidon.

Arrestimi Belerit nuk është luftë kundër krimit zgjedhor, por luftë ndaj një personi se po të kishte drejtësi kundër krimit zgjerdhor do të ishte në burg kryetarja e bashkisë së Roskovecit. Për çfarë është futur ky në burg kur të gjithë vjedhin? Kjo i jep të drejtë Greqisë të thotë: përse vetëm minoritarët. Qeveria greke kur e sheh se këtu ka përzgjedhje, ka të drejtë të thotë këta shqiptarët ju nuk i fusni në burg, por vetëm këtë grekun"- u shpreh Abilekaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco