Lajmi i fundit

LIVE/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Himarë për të zgjedhur kryetarin e komanduar

Shameti: Kjo që ndodhi në veri të Kosovës - prelud i asaj që do të ishte Zajednica!

Shameti: Kjo që ndodhi në veri të Kosovës - prelud i asaj që do të ishte Zajednica!

21:44, 01/06/2023
A+ Aa A-

Nga përballja e analistit Sokol Shameti me z. Dardan Molliqaj, kryetar i PSD në Kosovë, në studion e emisionit Çim Peka LIVE mbrëmjen e së enjtes për  “Çfarë po ndodh në Kosovë”.

Shameti e mori fjalën duke u përballur së pari me z.Molliqaj dhe më pas, edhe me analistin Armand Shkullaku:  

“Përshëndetje Dardan! Është shumë mirë që ekziston kritika ndaj qeverisë Kurti, përgjithësisht ndaj çdo qeverie, sepse në njëfarë mënyre ndihmon që ta shikosh nga të gjitha anët, këndvështrimet veprimtarinë e saj, sidomos kur është edhe kritikë e sinqertë si ajo e Dardanit, i cili edhe hapur thotë që do të preferonte më mirë shkëmbimin e territoreve sesa opsionin tjetër që është Zajednica.

Të mos harrojmë që shkëmbimi i territoreve ndërkohë është edhe preferenca e parë e Vuçiçit, pas tij edhe e Ramës dhe pastaj gjithë të tjerët, sikurse bën çdo lloj qeverie fashiste në fakt: preferon më mirë një territor të pastër, sesa të ketë një shoqëri multietnike ku ka dhe struktura të tjera siç mund të jetë Asocacioni etj. etj.

Tani, gjithë retorika e Dardanit niset nga premisa se është pranuar Zajednica prej Albinit dhe tashti, kjo që po ndodh në Mitrovicë, është thjesht një mënyrë për të larguar vëmendjen ose për ta justifikuar atë, ose për ta legjitimuar.

Tani, mua më rezulton që Zajednica nuk është diçka e kryer në Kosovë. Përkundrazi, ajo që më rezulton mua është që kjo ndodhi në Mitrovicën e Veriut ose në veri të Kosovës, se në Mitrovicën e Veriut vet nuk ndodhi gjë, në një farë mënyrë është një ekspozim i parakohshëm, një prelud i asaj që do të ishte Zajednica.

Pra, është një demaskim se veriu i Kosovës ka funksionuar që prej ’99-ës të paktën si Zajednicë. Çfarë ndodhi tani?! Është që thjesht iu hoq maska kësaj dhe e panë të gjithë. Çfarë do të ndodhte nëse do të themelohej Zajednica edhe zyrtarisht?! Ishte kjo. Kjo do të ishte.

Mund të vendoste Beogradi nëpërmjet kukullave të veta ta minonte demokracinë atje, të mos merrte pjesë në zgjedhje, të krijonte një zonë siç ka qenë gjithmonë atje pa rend, pa ligj, vatër e kontrabandës, e korrupsionit, e gjithçkaje tjetër atje dhe nëse shteti, i cili e ka nën administrim këtë Asocacion, këtë njësi territoriale, do të tentonte ta korrigjonte këtë, ja me çfarë do të përballej.

Pra, pas kësaj që ndodhi, nesër e tutje do të jetë shumë më e vështirë për avokatët e Zajednicës të kërkojnë një Zajednicë me aq kompetenca sa do të çonte në disfunksionalitetin e shtetit të Kosovës. Kjo është e para./ar.sh/SYRI.NET

Lexo edhe: Shameti: Zgjedhja në Kosovë është - demokraci e cunguar me rend apo - as rend, as demokraci?!

'Grekët në Shqipëri, italianët, francezët diku pranojnë të jenë pakicë, kurse serbët jo! Vetëm sundues'

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco