Lajmi i fundit

LIVE/ Rinis mbledhja e Këshillit Bashkiak në Himarë

VIDEO/ Molliqaj: Ndërkombëtarët duhet të thonë se çfarë duhet të lëshojë Kosova për njohjen nga Serbia

21:07, 01/06/2023
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin Çim Peka Live në SYRI TV ishte, Dardan Molliqaj, kreu i Partisë Socialdemokrate te Kosoves.

Molliqaj është shprehur se para dy vitesh, Kurti ka premtuar se nuk do të pranonte asnjë kompromis, ndërkohë që ka rënë dakord me kornizën e Brukselit dhe në qendër të saj është formimi i asociacionit dhe jo njohja e pavarësisë së Kosovës.

"Fillimisht nuk biem dakord  që ne e kemi kritikuar Kurtin se po na prish me ndërkombëtarët por kritika jonë është diku tjetër se të gjitha këto veprime në veri kanë një emërues të përbashkët që është asociacioni i komunave me shumicë serbe.

Të gjitha këto veprime kanë çuar ujë vetëm në atë drejtim, ne e kritikojmë kryeministrin kur e merr vendimin dhe nuk e kritikojmë vendimin kur tërhiqet nga vendimi siç bëjnë partitë e tjera opozitare.

Fillimisht partitë opozitare kanë mbështetur çdo veprim që ka ndërmarrë qeveria e Kosovës në veri dhe pastaj kur ndërkombëtarët thonë jo ata parti thonë jo kur kërkojnë të tërhiqen edhe partitë opozitare i kërkojnë tërheqjen.

Nëse do të ishim në pushtet kornizës se dialogut do ti mëshonim diku tjetër dhe gabim ii parë i qeverisë Kurtit nuk ka ofruar një kornizë dialogu. Para dy vitesh ka premtuar se nuk do të pranonte asnjë kompromis ndërkohë që ka rënë dakord me kornizën e Brukselit dhe në qendër të saj është formimi i asociacionit dhe jo njohja e pavarësisë së Kosovës.

Po të ishim sot duke drejtuar atëherë ajo që në do të bënim është kjo, që qeveria e Kosovës të takonte forcat ndërkombëtare dhe të shtronte pyetjen legjitime se çfarë duhet Kosova të pranojë si kompromis njohjen nga Serbia e kjo do të sillte që ndërkombëtarët të merrnin mendimin e Serbisë e kjo nëse do të thonte se nuk do ta bëjmë këtë në asnjë mënyrë atëherë nuk do ta pranoja formimin e asociacionit.', tha Molliqaj ne SYRI TV.

EMISIONI I PLOTE

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco