Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës

Mediat e huaja: Takim informal Macron-Scholz-Osmani-Vuçiç, kërkohen zgjedhje të reja në veri

Mediat e huaja: Takim informal Macron-Scholz-Osmani-Vuçiç, kërkohen zgjedhje të reja në veri

20:25, 01/06/2023
A+ Aa A-

Kryelajmi i medieve ndërkombëtare gjatë orëve të fundit është një takim informal mes presidentit francez, Emmanuel Macron, kancelarit gjerman, Olaf Scholz, presidentes kosovare, Vjosa Osmani dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.

Në qendër të takimit, sipas agjencisë gjermane DPA, ka qenë zgjidhja e situatës në veriun e Kosovës.

Kurse agjencia franceze France24, shkruan se Macron dhe Scholz kanë bërë thirrje për zgjedhje të reja në zonat veriore të Kosovës.

Vetë presidenti francez Emmanuel Macron tha se Franca dhe Gjermania u kërkuan udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë që të organizojnë zgjedhje të reja në veri të Kosovës sa më parë që është e mundur.

Ai tha se nga presidentët kërkuan vendime të qarta që javën e ardhshme.

“Ajo që kërkuam nga të dyja palët është shumë e thjeshtë: organizimi sa më parë i zgjedhjeve të reja në këto katër komuna si angazhim nga ana e Kosovës, pjesëmarrje e qartë e partive serbe në këto zgjedhje dhe zgjidhje të shpejtë të çështjes për Asociacionin e komunave me shumicë serbe nga ana e Kosovës”, tha presidenti Macron, duke nënvizuar se “secila palë do të këshillohet dhe do të kthehen javën e ardhshme me përgjigje të qarta”.

Presidentja Osmani tha se takimi me presidentin Vuçiç “nuk ishte negociatë”, ndërsa nënvizoi se “Kosova është gati për të mbajtur zgjedhje të reja në veri nëse zhvillohen përmes procesit ligjor”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco