Akademiku, Apollon Baçe: Kurti është armiku i Ramës, Vuçiç është vëllai

Akademiku, Apollon Baçe: Kurti është armiku i Ramës, Vuçiç është vëllai

19:49, 01/06/2023
A+ Aa A-

Akademiku i njohur, Apollon Baçe i ftuar në një nga emisionet e televizionit kombëtarë të TCH është shprehur se sjellja e Shqipërisë dhe kryeministrit Rama me Kosovën dhe Kurtin është shumë e rëndë.

Baçe ka theksuar se Rama duket sikur ka vëlla Vuçiçin dhe armik të betuar Kurtin dhe në bazë të këtij raporti edhe ndërkombëtarët kuptojnë që uniteti mes kombit shqiptar nuk ekziston.

"Nuk e dimë nëse Rama është kryeministri i Shqipërisë apo i Malajzizë, në rast se ky i thotë vëlla Vuçiç dhe mik Kurtit shihen se çfarë raportesh janë ngritur.

Për këtë njeri nuk ekziston fjala komb dhe për të një serb mund të jetë shuam më afër se sa të jetë një shqiptar kurrë nuk mund të hedhësh në gjyq kryeministrin e Kosovës.

Ato partitë që janë opozitare që janë në Kosovë i ka mbuluar një korrupsion i tmerrshëm dhe qeveria jonë nëse nuk do të fliste në një mënyrë të tillë se kryeministri është i Malajzizë atëherë edhe ndërkombëtarët do të silleshin ndryshe do të kuptonin që ka një unitet, por këtu armiku i Ramës është Albin Kurti dhe vëllai i tij është Vuçiç kjo është për të ardhur keq."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco