Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani i ka shtrënguar dorën sot Presidentit të Ukrainës, Volodymur Zelensky në samitin që po ndjekin të dy në Moldavi.
Përkrah dy fotografive me këtë moment, Vjosa Osmani i përçuar një mesazh mbarë botës në këto ditë të vështira që po kalon Kosova, e prekur nga trazirat që po shkakton Serbia në veriun e saj.
“Asgjë nuk mund ta pengojë vullnetin e një populli për të qenë i lirë. – shkroi Osmani. - Në emër të popullit të Republikës së Kosovës, i shpreha solidaritetin tonë të plotë Presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelenskyy. Askush nuk e kupton dhimbjen dhe qëndresën e tyre më mirë se Kosova”, theksoi presidentja./ar.sh/SYRI.NET
© SYRI.net