Osmani: Kosova, e gatshme të shqyrtojë mbajtjen e zgjedhjeve të reja në veri

Osmani: Kosova, e gatshme të shqyrtojë mbajtjen e zgjedhjeve të reja në veri

19:34, 01/06/2023
A+ Aa A-

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka konfirmuar se presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz kanë kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të reja në katër komunat veriore Zveçan, Leposaviç, Zubin Potok dhe Mitrovicë e Veriut.

“Unë i thashë që jemi të gatshëm ta shqyrtojmë këtë mundësi”, tha Osmani.

Osmani tha po ashtu se u tha liderëve evropianë se procedurat ligjore mundësojnë mbajtjen e zgjedhjeve.

Kjo nuk bëhet menjëherë "por këto janë procedura ligjore që u mundësojnë qytetarëve të vendosin nëse duan të mbajnë zgjedhje", tha Osmani./REL

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco