Burimi: Amerika dhe Europa janë të gatshme t’i shesin pjesën veriore Serbisë

19:20, 01/06/2023
A+ Aa A-

Gazetari Genc Burimi duke folur për tensionet në veri të Kosovës ka deklaruar se amerikanët dhe europianët janë të gatshëm t’i shesin pjesën veriore Serbisë për të shmangur ridhënien e një porti në detin Adriatik.

Në një lidhje të drejtëpërdrejtë për “Task Force” me Sonila Meçon në Syri Tv, sjell në vëmendje dhe tokat e aneksuara në Bosnje apo Qipro si republika serbska apo pjesa greke e Qipros të cilat nuk iu dhanë shteteve në fjalë dhe pas kësaj fshihet amerika. Burimi shprehet se në rastin e Kosovës Amerika po vepron njëjtë duke qënë e gatshme të lërë në konflikt pjesën veriore.

“Ky është një turp. Këto deklaratat e ambasadorit amerikan në Kosovë është një turp. Si mendonin ju që shkon e bredh Edi Rama me Aleksandër Sorosin, dhe këtu në Paris i pashë, ishin bashkë, pa qënë në dijeni departamenti i shtetit? Si mendoni ju që Rama i buzëqesh Vuçiçit dhe shan Kurtin pa bekimin e departamentit të shtetit.  Pra, të kemi kurajën intelektuale që të themi se mbrapa janë amerikanët. Pra, kjo do të thotë se jemi anti-amerikan. Keni në europë tre situata të ngjashme. Kemi Qipron  50 vjet konflikt ngrirë, aneksim defakto i Qipros prej Turqisë. Keni 30 vjet aneksim defakto të republikave serbska në Bosnje prej serbëve dhe Bosnjës. Edhe Bosnja është indipendente, edhe Serbia është indipendente. Keni Kosovën. Edhe Kosova është indipendente, faleminderit amerikanëve,  por defakto ke aneksim  të pjesës veriore që prej 15 vitesh nga Serbët. Kjo është ndarja jonë nga amerikanët. Amerikanët luftuan për pavarsinë. Pra, amerikanët nuk ua dhanë pjesën greke të Qipros, Qipros, e as nuk ua dhanë boshnjakëve republika serbska. Pse amerikanët do luftokan sot e tu japin shqiptarëve Mitrovicën? Ky është debati sot dhe mos të ngatërrohemi me debate të tjera.

A mund të rifitojë Kosova pjesën e saj të veriut? Kjo është çështja. Pjesa e butë e barkut të Europës dhe e Ballkanit  është Mali i Zi.

Amerikanët dhe europianët janë gati tu shesin dhe pjesën veriore  Vuçiçit  për të shmangur dhe njëherë që një port Adriatik  ti shkojë në dorë Rusisë.”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco