Zhulali: Rama dhe Vuçiç transmetuan mesazhin se paqja në Ballkan kalon vetëm nëpërmjet nesh

19:07, 01/06/2023
A+ Aa A-

E ftuar në emisionin Task Force në Syri TV me moderatoren Sonila Meço ishte ekspertja e marrëdhënieve ndërkombëtare, Ilda Zhulali për të diskutuar takimin e liderëve evropian në Moldavi.

Zhulali është shprehur se në këtë takim të liderëve në Moldavi është vënë re mungesa e një fotografie të Ramës me Kurtin dhe diçitura e fotografisë me Vuçiç ku shiheshin si dy liderat kryesor të ballkanit dhe paqja e lufta klon vetëm nëpërmjet tyre.

"Në mbledhjen e liderëve evropian në Moldavi ajo që u vu re ishin dy mesazhe që fshihen, e para janë dy fotografi të munguara të kryeministrit Rama me kryeministrin Kurti dhe e dyta është një fotografi ku diçitura e paqeruajtësit  të ballkanit janë Rama dhe Vuçiç dhe dialogu kalon përmes Tiranës dhe jo Prishtinës.

 Ky është një mesazh provokues i presidentit Vuçiç i cili nuk është hera parë që e bën këtë gjë dhe është një tezë e hershme e Serbisë, që paqja në rajon mund të vendoset me shqiptarëve dhe serbëve por rruga kalon nga Tirana dhe jo Prishtina.

Ky ka qenë një kurs që është kundërshtuar deri vonë nga çdo qeveri shqiptare, duke than se paqja kalon përmes dialogut të Prishtinës dhe Beogradit dhe është një mbështetëse e dialogut. Unë jam e shqetësuar për këtë fotografi të munguar mes kryeministrit të Shqipërisë dhe kryeministrit dhe presidentit të Kosovës.

Shqipëria ka një rol shumë të rëndësishëm në rajon dh ky rol është parë gjithmonë në krah të Kosovës dhe për ta mbështetur më të gjithë forcën që ka Shqipëria për shkak se është një vend anëtar i NATO-s dhe nuk do të duhej në asnjë moment që të vihej në diskutim autoritetin e institucioneve të Kosovës."

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco