Koka: Përballja u tregoi edhe njëherë ndërkombëtarëve se Serbia nuk ndryshon dot!

19:09, 01/06/2023
A+ Aa A-

"Ne nuk mund ta tolerojmë kurrsesi të mos jemi, aq më tepër Kosova, nuk mund ta tolerojë kurrsesi të jetë jashtë vëmendjes së SHBA sepse dinamika e madhe që ka bota në këto momente realisht na tregon që ne nuk e kemi fuqinë të përballemi me këtë rrezik."

"Në një video e cila tregonte një komunikim midis komandantit të KFOR-it në veri të Kosovës dhe ish-ministrit Raçiç të Listës Serbe, ai dëgjohet të thotë: “Zotëri, kujdes, se bëtë njëherë gabim të hënën që na sulmuat. Po ndodhi prapë, do të mbani përgjegjësi!”

Bledian Koka, drejtori i Informacionit në SYRI TV, ka shfaqur në emisionin Task Force sot, një video pikante nga Kosova, një moment domethënës ku të ndarë nga tela me gjemba, komandantit i KFOR-it paralajmëron përfaqësuesit serbë në veri se nuk do ta tolerojnë më dhunën.

Image

Koka gjykoi se “kjo përballje më në fund u tregoi edhe njëherë ndërkombëtarëve se Serbia nuk ndryshon dot, se nuk mund ta heqë lëkurën e ujkut për të veshur atë të dashit, sepse ujku mbetet ujk dhe dashi është nga ana tjetër”, tha ai.

Moderatorja e emisionit, Sonila Meço, në emisionin e saj sot me temë “Kosova, një javë e vështirë pikëpyetjesh” ku kishte ftuar disa analistë, pyeti:

Meço: Bledi, duke njohur rëndësinë që ka Vuçiç për Rusinë, për momentin, rolin që ka Serbia në rajon, ka dhe zëra diplomatikë që flasin për mundësinë e rikthimit të skemës së ndarjes së kufijve.

Bledian Koka: Ajo që po ndodh në Kosovë nuk mund të shikohet e shkëputur nga gjithë ajo që ndodh jo vetëm në Kosovë e Serbi, por edhe më gjerë se kaq. Pra, sigurisht që Rusia është gjithmonë aty. Sigurisht që interesat e Rusisë për ta kthyer atë që të gjithë e ndërtuan si një rast “su genesis”, një rast të veçantë, një rast të përgjithshëm që mund të përdorej pse jo si një mundësi për të justifikuar edhe ndërhyrjen në Krime a Donbas etj etj, sigurisht që mundësia është aty.

Problemi, ajo që është shqetësuese është qëndrimi i Perëndimit për mendimin tim: ose ata nuk e kuptojnë rrezikun, ose e kuptojnë edhe janë akoma ato dy linjat që kemi diskutuar, dy linjat që thonë që Serbia duhet trajtuar ashtu siç është, një qen i Rusisë në Ballkan dhe në Europë dhe linja tjetër që ndoshta duhet ta fërkojmë Serbinë se mos ndoshta ka ardhur momenti që ata të shkëputen nga Rusia dhe të shikojnë drejt Perëndimit. Dhe nëse i këpusim ndonjë copës Kosovës, ndoshta kjo nuk është aq dramatike...në këndvështrimin e gjeopolitikës së madhe.

Kjo pastaj është ajo që ne kemi frikën më të madhe, që ne të mos kthehemi në një kusur për interesat dhe gjeopolitikën e madhe, se është ajo shprehja e madhe që sa herë zihen elefantët, shkelet bari. Në këtë rast mund të na këputet ndonjë copë neve që në fund fare nuk do të duhet të këputet.

Jo vetëm për Kosovën, por edhe për atë që do të duhet të ishte e mira e përgjithshme dhe për atë që u ndërtua. E kujtojmë edhe njëherë, në 2007-ën dhe unë e mbaj mend, e gjithë kryefjala e gjithë negociatave, përpjekjes për ta shndërruar Kosovën në shtet, që ky ishte një rast i veçantë dhe një rast që nuk mund të përdoret si një kazus për rastet e tjera, pavarësisht se u mundua Rusia ta bënte këtë në 2015-ën kur mori Krimenë, por askush nuk e pranoi, sepse nuk qëndronte si koncept kur pjesa më e madhe e komunitetit ndërkombëtar kishte rënë dakord pikërisht për këtë pjesë.

Kushdo që i fryn kësaj gjëje duhet të kuptojë fare mirë që reperkusioni nuk është se përfundon me një fshat i cili ka popullsi sa Librazhdi në Kosovë, se aq është popullsia e tri komunave, 20 mijë banorë (aq sa kemi në qytetin e Librazhdit) por problemi është pikërisht te reperkusionet e tjera që sjell në vazhdim dhe në mënyrën se si do të trajtohen këto gjëra!

Pyetja është se çfarë, si duhet ta lexojmë ne qëndrimin e Albin Kurtit dhe qëndrimin e ndërkombëtarëve. P.sh. unë jam shumë i shqetësuar kur shoh se si qëndrimet e SHBA-së jepen me tam-tame dhe me fanfara nga mediat serbe dhe mundohen të bëjnë distancimin e asaj që ne kemi qenë deri tashmë, "protezhe" të SHBA dhe ne nuk kemi komplekse për këtë. Por fakti që ky lloj distancimi, kjo ndarje ka ndodhur, është shqetësues edhe duhet menaxhuar me kujdes.

Pra, ne nuk mund ta tolerojmë kurrsesi të mos jemi, aq më tepër Kosova, nuk mund ta tolerojë kurrsesi të jetë jashtë vëmendjes së SHBA sepse dinamika e madhe që ka bota në këto momente realisht na tregon që ne nuk e kemi fuqinë të përballemi me këtë rrezik.

Por kushdo që ka parë ngjarjet në veriun e Kosovës, të paktën e ka kuptuar një gjë: ndoshta kjo i shërbeu edhe ndërkombëtarëve për ta kuptuar këtë se kush realisht është viktima dhe kush realisht agresori.

Unë pak më herët i çova kolegut tonë Armand Maho një video e cila tregonte një komunikim midis komandantit të KFOR-it në veri të Kosovës dhe ish-ministrit Raçiç të Listës Serbe, i cili i thotë: “Zotëri, kujdes, se bëtë njëherë gabim të hënën që na sulmuat. Po ndodhi prapë, do të mbani përgjegjësi!”

Kjo  përballje më në fund edhe njëherë u tregoi ndërkombëtarëve se Serbia nuk ndryshon dot, nuk mund ta heqë lëkurën e ujkut për të veshur atë të dashit sepse ujku mbetet ujk dhe dashi është nga ana tjetër”./ar.sh/SYRI.NET

Image

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco