Lajmi i fundit

DOKUMENTI/ Zbulohet letra e Agaçit: Po, jam i përfshirë në marrëveshjen për emigrantet

Erli Murati: Nuk besoj se do ketë ndryshim në diplomacinë amerikane për çështjen e Kosovës

18:46, 01/06/2023
A+ Aa A-

Gazetari Erli Murati, i ftuar në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në Syri TV, ka komentuar tensionet në Kosovë, ku u shpreh se prioritet ngelet stabiliteti i vendit.

Murati theksoi ndër të tjera se nuk beson se do ketë ndryshim në diplomacinë amerikane për çështjen e Kosovës.

Patjetër që në këtë ''skakerë'' rolin kryesor e luan faktori ndërkombëtar dhe kryesisht unë nuk i di gjithë pjesëmarrësit në forumin e Moldavisë ose Bratislavës por patjetër që ShBA  janë violinë e parë   dytë dhe e tretë, dhe ndoshta shtatë vendet e tjera janë bosh, përsa i përket drejtimit strategjik që duhet të ketë Ballkani. Në diplomaci marrëdhëniet mes shteteve janë pak a shumë si marrëdhëniet mes njerëzve që do thotë kur ka një konflikt apo përplasje fiton më i forti dhe jo më i drejti, në rastin konkret patjetër që Serbia është shtet më i fuqishëm se Kosova dhe Shqipëria por fatmirësisht pesha e faktorit ndërkombëtar është disa herë më e madhe se e Serbisë. Nuk besoj që ka një ndryshim strategjik, siç e tha dhe Vuçiç nuk besoj se ka ndryshim në diplomacionë amerikane për çështjen e Kosovës, unë besoj se qeveria amerikane vazhdon të qëndorjë deri sa të ketë një njohje të ndërsjellte mes dy shteteve por nga ana tjetër funksionon edhe parimi i prioritetit. Nëse deri dje në 99-tën ka qenë prioritet absolut çlirimi i Kosovës, ose në 2008 pavarësia, ndërsa tani është stabiliteti i Kosovës dhe i rajonit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco