SYRI TV/ Apeli i Posaçëm liron Pandeli Kokaveshin, lë Fredi Belerin në burg

17:46, 01/06/2023
A+ Aa A-

Fredi Beleri do të qëndrojë në burg ndërsa Pandeli Kokaveshi duhet të lërë qelinë. Ky ishte vendimi i Apelit të Posaçëm këtë të enjte. Në arsyetimin e tyre, togat e zeza gjykuan se për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, Pandeli Kokaveshi duhet të hetohet nën masën detyrim paraqitjeje.

Nga SYRI TV

Gjykata e Posaçme e Apelit nuk pranoi kërkesën e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, për pushimin e akuzës dhe lirimin e tij nga qelia.

Nga ana tjetër, togat e zeza pranuan kërkesën e të arrestuarit tjetër për veprën penale korrupsion aktiv në zgjedhje Pandeli Kokaveshi, duke e liruar nga qelia pas më shumë se 3 javësh.

Nga arrest në burg, Kokaveshi do të qëndrojë në masën detyrim për t’u paraqitur. Një vendim i tillë erdhi pas argumenteve të mbrojtjes se klienti i tyre ndodhet në gjendje të rënduar shëndetësore. Pas vendimit, avokati i Kokaveshit, Marsel Zhupa tregoi detaje nga procesi.

Fredi Beleri nuk ishte i pranishëm në gjyq, teksa u përfaqësua nga avokati me prokurë të posaçme. Më herët ai kishte paraqitur kërkesë të njëjtë në përmbajtje pranë Gjykatës së Apelit të Tiranës, e cila vendosi kalimin për kompetencë Apelit të Posaçëm.

Beleri u arrestua 2 ditë para zgjedhjeve të 14 majit me pretendimet e prokurorisë së Vlorës mbi dyshimet e shitblerjes së votës.

Pagesa, vijon akuza, u krye në një lokal, ku u bë edhe arrestimi që policia e quajti në kushtet e flagrancës, por Beleri thotë se akuza nuk qëndron dhe nuk ka asnjë fakt ndaj tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco