Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Denoncoi udhëtimin e kryetares së SHISH në Beograd, Berisha: Ajo vizitë ka ndodhur...

Denoncoi udhëtimin e kryetares së SHISH në Beograd, Berisha: Ajo vizitë ka ndodhur...

14:39, 01/06/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha në një deklaratë për mediat, ka komentuar denoncimin e tij për vizitën në mënyrë të fshehtë në Beograd të kreut të SHISH, Vlora Hyseni ku tha se lajmi qëndron dhe se nuk është i rremë.

Berisha tha se reagimi ka ardhur dhe nga vetë kreu i SHISH, ku citoi “përgënjeshtroi lajmin tim nga media që kontrollohen nga vetë Vlora”.

“Ajo vizitë ka ndodhur. Ka bërë një vizitë në Beograd. Mediat i referoheshin për këtë vizitë edhe një zonjë të quajtur Suela Bedeni. Ditën e parë askush nuk reagoi sepse ky nuk është një lajm që nuk përgënjeshtrohet. Ditën e dytë asnjë reagim. Do të thotë se kishte ndodhur. Ditën e tretë reagoi vetë Vlora Hyseni.

I kishte dhënë mediave të kalecëve të saj, njoftimin se Berisha përhap një lajm të rremë sepse ka thënë që kam dhjetë ditë në Beograd. Ajo nxori veten në një pritje me datën 22. Kjo tregon se ajo ka qenë jo 10 por tre ditë ta zëmë. Unë në statusin tim nuk thashë sa ditë. Thjesht përmenda një vizitë. E konfirmoi në atë që kishte shpërndarë në mediat e kontrolluara prej saj vetë Vlora”, tha ai.

Deklarata e plotë:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco