Shefi i NATO-s: Dërgimi i trupave shtesë nuk nënkupton që heqim dorë nga zgjidhja politike

Shefi i NATO-s: Dërgimi i trupave shtesë nuk nënkupton që heqim dorë nga zgjidhja politike

09:26, 01/06/2023
A+ Aa A-

Shefi i misionit të NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se dërgimi i trupave shtesë në veri të Kosovës nuk do të thotë se ata kanë hequr dorë nga zgjidhja politike.

Stoltenberg bëri të ditur të martën se NATO-ja do të dërgojë 700 trupa shtesë në veri të Kosovës për të garantuar sigurinë sipas rezolutës së OKB-së. Madje, edhe një batalion është në gatishmëri nëse është nevoja.

Por, sipas tij, zgjidhja politike përmes dialogut është më e duhura.

“Dërgimi i trupave shtesë në Kosovë nuk do të thotë që NATO-ja heq dorë nga zgjidhja politike e tensioneve”, ka thënë Stoltenberg nga Oslo të enjten, transmeton AnadoluAgency.

Stoltenberg tha më herët se dhuna kthen prapa Kosovën dhe rajonin. Ai ka bërë thirrje që Prishtina dhe Beogradi të marrin hapa konkretë për qetësimin e situatës.

Reagimet ndërkombëtare kundër Kosovës erdhën pas aksioneve të Policisë së Kosovës, më 26 maj, në tri komunat në veri të Kosovës, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviç, për të siguruar qasjen në objektet komunale të kryetarëve të ri të këtyre tri komunave.

Përshkallëzimi në veri kulmoi të hënën, më 29 maj, kur trupat paqeruajtëse të KFOR-it ndërhynë në Zveçan “për të shmangur përplasjet mes palëve dhe për të minimizuar rrezikun e përshkallëzimit”, dhe u sulmuan nga disa protestues të dhunshëm, që qeveria e Kosovës thotë se ishin “banda kriminale serbe”.

Nga kjo përleshje që ndodhi, u lënduan 30 ushtarë të KFOR-it.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco