Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Rama paralajmëroi shtrenjtim të energjisë, Bozdo: Ja pse kësaj radhe do t'i shkojë deri në fund

21:55, 31/05/2023
A+ Aa A-

Rama, më 25 maj 2023 në Kuvend:  "Vazhdon që në faturën e energjisë elektrike për të gjitha familjet dhe për biznesin e vogël, por edhe për pjesën dërrmuese të biznesit, të jetë dora e qeverisë.  Ka rënë çmimi i energjisë në tregun ndërkombëtar, por nuk është  kthyer aty ku isht e dhe qeveria ka pasur dhe ka vullnetin e plotë që të vazhdojë të paguajë ndërkohë që me ardhjen e verës konsumi do të rritet në mënyrë të ndjeshme përsëri dhe ne do të duhet të rihapim diskutimin e fashës.”

Z. Eno Bozdo, ish-Zv.ministër i Ekonomisë, gjykon se Kryeministri Edi Rama ka vendosur t’i shkojë deri në fund kësaj radhe vendimit për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, pasi jo më kot ai priti dhe zgjodhi momentin e duhur për ta shprehur këtë, pikërisht pasi fitoi zgjedhjet vendore të 14 majit. Z. Bozdo e dha mendimin e tij në tryezën e debatit “Këndi i Pano Sokos” në SYRI TV, i ftuar si njohës i fushës.

Soko: Z. Eno, cilat mendon se kanë qenë arsyet që e kanë shtyrë Kryeministrin për ta rihapur prapë këtë çështje? A ka lidhje me sektorin apo me ndonjë iniciativë tjetër?

Eno Bozdo: Patjetër që ka lidhje me sektorin. Ka lidhje me sektorin por përgjigja është sa politike, aq edhe teknike. Politike sepse Rama gjeti kohën e përshtatshme sipas tij për ta lajmëruar këtë gjë, pasi kaloi zgjedhjet lokale dhe ishte shumë e kuptueshme që nuk mund ta hapte këtë bisedë para zgjedhjeve lokale sepse kalkulonte rënie të mbështetjes. Por mbi të gjitha është teknike.

I qëndrojmë asaj që kemi thënë këtu e ndoshta një vit me radhë për situatën shumë problematike, shumë–shumë–shumë problematike të kompanive shtetërore në sistemin energjetik. Domethënë, borxhet e ndërsjella të tyre, ekspozimi i OSHEE që është katastrofal, diçka afro 750- 760 milionë euro, borxhet e ndërsjella të tyre që kapin një shumë mbi 1 miliardë euro, borxhet ndaj sistemit.

Aq e vërtetë është kjo sa qeverisë shqiptarë i është dashur të likuidojë qindra milionë euro kapital për të përballuar rritjen e çmimeve dhe të mendojmë që kompanitë e tjera, veçanërisht OSHEE-ja, vinin pas asaj që u quajt dikur, reforma e “e suksesshme” në sektorin e energjisë elektrike dhe ka pasur një vit kur OSHEE-ja ka arkëtuar fitime edhe 130 milionë euro. Jo vetëm një vit, por disa vite rresht me këto ritme e jo të gjithë në këtë shifër. Pra problemi është që ky model që ka zgjedhur Rama për të qeverisur sektorin, i cili është më së shumti klientelist, që pavarësisht se çfarë propagandohet, nuk ka njohur reforma të mirëfillta që prekin sektorin e energjisë.

Soko: Reforma të mirëfillta, në ç’kuptim?

Eno Bozdo: Ju keni parë që na shitet aksioni i qeverisë Rama  për t’i bërë të gjithë për të paguar energjinë. Është diçka që u ndërmor në vitin 2014 dhe gjatë vitit 2015. Me dhjetëra u burgosën, disa vranë veten në pamundësi, absurdi ishte në kulm, pra edhe ata që ishin me ndihmë ekonomike u plasën në burg, të tjerë vranë veten se nuk u lejuan familje të varfra të mbanin qoftë edhe në dimër një dritë ndezur dhe kjo u shit për reformë.

Image

Na u shit për reformë pastaj edhe mbyllja e historisë me CEZ-in, që këtu fillon zanafilla e së keqes dhe pastaj çfarë kemi parë?! Kemi parë kompani shtetërore, veçanërisht OSHEE-në, e cila është e fryrë në numra, ka një numër të jashtëzakonshëm punonjësit, përgjithësisht militantë, jo teknikë,  që ka hedhur në investime në infrastrukturën e saj (vetëm OSHEE) 700-800 milionë euro, që pretendon se i ka ulur humbjet. I ka ulur humbjet, është e vërtetë, po kurrë në shifrat që pretendohet. Ndërsa flasim, humbjet janë diku në nivelin 25%. Ky është raporti i ERE i 2022, por ngelet për t’u parë sa të vërteta janë këto shifra. Dhe nga ana tjetër, cilësia e furnizimit me energji elektrike nuk është se ka bërë përparime shumë të mëdha dhe kompania vazhdon që të gjenerojë humbje pas humbjesh. Në një treg normal, kompania do të kishte falimentuar prej kohësh, prej vitesh.

Soko: Pra, ti e shikon si të vetmen mundësi për të mbajtur gjallë kompaninë?

Eno Bozdo: Jo! Unë e shikoj që Rama ka zgjedhur dhe kam përshtypjen që ai do t’i shkojë deri në fund kësaj radhe, kësaj gjëje. Nuk besoj se do të tërhiqet. Nuk është tërhequr ndonjëherë, për një pauzë vetëm për muajt e dimrit e ky dimër ka qenë veçanërisht i ngrohtë e veçanërisht me reshje, HEC-et kanë prodhuar për fat të mirë dhe ekspozimi ynë ndaj energjisë që marrim nga jashtë ka qenë përgjithësisht i përballuar.

Janë rreth 500 milionë euro të shpenzuara nga energjia për blerje por mund të kishte qenë shumë më keq se kaq dhe për të gjitha arsyet politike që folëm, Rama zgjodhi ekzaktësisht këtë kohë.

Problemi është që sado që të rritet çmimi, nëse vazhdohet me këtë mënyrë të menaxhimit, ky ka për të ngelur një problem viti pas viti dhe nuk ka rritje çmimi, nuk ka rritje çmimi – dhe kjo është përgjigje politike, jo teknike – që mbulon se çfarë ndodh në OSHEE, se çfarë ndodh në OST, çfarë ndodh në KESH dhe që mbulon të gjithë rrëmujën dhe tmerrin e madh që ka ndodhur jo vetëm në nivel menaxhimi atje, por edhe në mënyrën sesi administrohet.

Nëse paguajmë 10 lekë energji sot si familjarë që jemi, 50% (pra 5 lekë) ne ia kalojmë administrimit të OSHEE, çka do të thotë që nuk mund të hapet në parim, nuk mund të hapet dot një bisedë për çështje të rritjes së çmimit nëse ti tregua a) vazhdon ta kesh funksional në këtë mënyrë, ky është modeli i tregut: b) nuk ke bërë reformat e duhura; c) ka problematika të mëdha që lidhen me menaxhimin e parave publike.

Kjo bisedë, kjo temë fare mirë mund të hapet nëse kemi një administrimin perfekt, çdo gjë perfekt ose afër perfektes dhe kushtet sigurisht që ndryshojnë, dhe mund të themi ose siç blini mollë, portokall dhe domate, ne qeveria do të bëjmë pjesën tonë po dhe ju do të bëni pjesën tuaj për ta tejkaluar këtë gjë. Kjo gjë jo vetëm nuk ka ndodhur, por nuk ka asnjë lloj reflektimi në lidhje me këtë gjë.

Këtu hapet një bisedë për të mbuluar një gropë që ka dhjetë vite që hapet dhe të jeni të sigurt që se sado të rritet çmimi, kjo do të çojë në mospagim, sepse edhe familjarët kanë një limit deri ku mund të paguajnë. Sigurisht që do të çojë në një tkurrje të përdorimi të energjisë elektrike, do të kurset aty e do të kursehet atje pastaj një limit ku mund të shkosh.

Dhe thelbi, problemi kryesor ka të bëjë me sistemin ka të bëjë me kompanitë. Ky është një problem struktural shumë i rëndë, tmerrësisht i rëndë që ka kapur të gjithë sistemin në dhjetë vite pavarësisht se na është shitur si reforma, siç thonë ata “më e suksesshme ndonjëherë” në sektorin e energjisë elektrike./ar.sh/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco