Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse Edi Rama është tërbuar me RAI 3?

Tensionet në veri të Kosovës, Bushkolaj: Ministri i mbrojtjes në Serbi paralejmëron luftë nëse vritet një serb

18:52, 31/05/2023
A+ Aa A-

Gazetari i Syri TV Elkier Bushkolaj duke komentuar tensionet e zhvilluara  në veri të  Kosovës është shprehur se në deklaratën e sotme nga ministri i mbrojtjes së Serbisë u paralajmërua ndërhyrje e menjëhershme e ushtrisë serbe në rast se në protestat e tyre vritet një serb.

I ftuar në “Task Force” me Sonila Meçon tregon se jetët e banorëve në Mitrovicën e Veriut janë të rrezikuara për shkak se  ajo zonë është nën kontrollin e krimit të organizuar serb.

“Sot deklarata e ministrit të mbrojtjes ishte shumë e rëndë, ‘po u prekën vijat e kuqe, ne ndërjyjmë’.  Me vijat e kuqe la të kuptojë që nëse do vritet një serb gjatë protestave mund të kemi ndërhyrje të ushtrisë. Jemi në një situatë tejet të rëndë. Kush ka shkuar në Mitrovicë të Veriut e di që prej vitit 1999-të qeveria e Kosovës kurrë nuk e ka pushtetin në atë Zonë. Nga Mitrovica e deri në Lesapoviç kudo shikoni vetëm flamuj serb. Ajo çka e bënë edhe më të rëndë jetën e atyre banorëve  që jetojnë aty është pushteti i krimit . Aty qarkullon trafik droge, aty qarkullon  trafik qeniesh njerëzore. Nëse kemi parasysh numrin e madh të  eminrantëve sirianë që vijnë në Shqipëri dhe që tentojnë të dalin në Kosovë, aty është destinacioni final për të vazhduar më pas në Serbi dhe në vende të ndryshme të Bashkimit Europian. Kemi trafik kontrabande, kemi trafik të produkteve ushqimore. Pra, është një zonë ku prevalon dhe mbizotëron  dhe të gjithë pushtetin e kontrollon krimi i organizuar.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco