Muka: Arti pamor po lëngon, në Shqipëri ka një mungesë të theksuar të politikave kulturore

21:47, 30/05/2023
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin A Show në Syri TV ishte një nga artistët më të shquar në kategorinë e artit pamor, Edi Muka.

Muka është shprehur se në Shqipëri ka një mungesë strukture që lidhet me mungesën e politikave kulturore që duhen formuar në atë formë që të krijojnë vazhdimësinë.

"Në Shqipëri ka një mungesë strukture që lidhet me mungesën e politikave kulturore që duhen formuar në atë formë që të krijojnë vazhdimësinë.

Me këtë do të thotë që prej fillimit ne kemi punuar me projekte dhe i kemi mbajtur gjërat me entuziazëm dhe me dashamirësinë e të gjithë atyre që kanë ndihmuar për ti bërë të mundur që ti bëjmë të mundur atë gjëra, se me çfarë do ët jetojnë këta njerëz ku do të flejnë ku  do të pijen askush nuk do të ja dijë.

Mendojnë se këta e zgjidhin disa ose mund të jetojnë në ajër dhe vetëm kërkohet, fatkeqësisht kjo nuk ka ndryshuar në Shqipëri dhe nuk ka një politikë kulturore afatgjata që mbështetin projekte në forma afatgjata dhe të ngrihen buxhete të përhershme ku të mbulohen të gjitha ato shpenzime që kërkohen.

Në Shkodër bëhet nga dëshira dhe vullneti i mirë i Adrianit për ti dhënë Shkodrës Playback ose ti kthesh mbrapsh atë që qyteti të ka dhënë ty. Problemi është që në jemi në vitin 2023 dhe nuk e ekziston një strukturë mbështetëse e cila vjen si reflektim dhe mësim nga përvoja e nxjerrë gjatë atyre viteve se si nuk duhet të bëhen gjërat, kjo është natyrisht një shenjë dobësie jo e mirë dhe që ka pasojat e saj në mënyrën se si vepron dhe operon skena e artit pamor."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco