Hovenier: Anulimi i pjesëmarrjes në 'Defender 23', pasoja e parë për Kosovën

Hovenier: Anulimi i pjesëmarrjes në 'Defender 23', pasoja e parë për Kosovën

17:33, 30/05/2023
A+ Aa A-

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, tha se anulimi i pjesëmarrjes së Kosovës në stërvitjet Defender Europe 2023, është pasoja e parë për Qeverinë e Kosovës, që ka refuzuar thirrjet e Uashingtonit që të shtensionojë situatën në veri.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, kishte paralajmëruar më 26 maj se veprimet e Qeverisë së Kosovës në komunat veriore, do të rezultojnë me pasoja në raportet dypalëshe.

‘Treguesi i parë i kësaj ishte vendimi që u mor natën e shkuar nga komandanti amerikan për Evropën për të anuluar pjesëmarrjen e Kosovës në Defender Europe 2023, gjë që ndodhi gjatë natës’, tha Hovenier, shkruan REL.

‘Për Kosovën këto stërvitje kanë përfunduar’, shtoi ai.

SHBA-ja ka kritikuar Qeverinë e Kosovës, duke thënë se më 26 maj, kryetarët e rinj shqiptarë në komunat veriore ‘hynë me forcë’ në ndërtesat komunale në veri.

Hovenier tha se SHBA-ja po mendon edhe për vendime të tjera që do të marrë në këtë drejtim.

‘Ne i kemi kërkuar (kryeministrit të Kosovës) Kurti për të ndërmarrë hapa të menjëhershëm për të shtensionuar situatën në veri. Ai nuk u është përgjigjur këtyre kërkesave. Prandaj, ne po shqyrtojmë se çfarë do të jenë veprimet tona të tjera’, tha ai.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco