Vasili: Albin Kurti, kryeministër i vërtetë dhe jo regjentë

Vasili: Albin Kurti, kryeministër i vërtetë dhe jo regjentë

17:31, 30/05/2023
A+ Aa A-

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar pas situatës kaotike që ka përfshirë veriun e Kosovës.

Vasili është shprehur në një status në facebook se ngjarjet në veri të Kosvës janë sa dramatike po aq edhe një test për zhvillimet afatgjata.

Postimi:

Albin Kurti Kryeminister i vertete dhe jo regjent!

Ngjarjet ne veri te Kosoves jane sa dramatike po aq edhe test per zhvillimet afatgjata, principalitetin dhe koherencen e te gjithe aktoreve pjese e procesit.

Albin Kurti eshte perballur me situaten me te komplikuar te dhjetvjecarit te fundit per Kosoven.

Tashme duket qarte qe lojrat e kulisave kane deshtuar, maskat jane hequr dhe nacionalizmi i eger i Beogradit eshte shfaqur egersisht i pagdhendur, i pabese dhe ashpersisht destruktiv.

Perballe kesaj situate Albin Kurti ka qendruar shume fort mbi dy kembet e tij te principalitetit dhe koheherences.

Qendrimi i Kurtit eshte Kushtetues, ligjor, respektues deri ne fund i marreveshjeve te bera dhe identitar duke u sjelle si Kryeminister i vertete i Kosoves dhe jo si regjent.

Agonia e marreveshjeve te shkelura, te shtyra dhe te zvarritura qellimisht dhe pa fund nga Vuçiçi eshte tashme perballe qendrimi prej shtetari te Albin Kurtit qe merr vendime qe mbyllin problemet dhe u qendron atyre deri ne fund.

Askush nuk di dhe nuk mund te thote se ku ka gabuar Kurti.

Pasi shtyu per kater muaj zgjedhjet ne Veri te Kosoves vetem si pasoje e obstruksionizmit te Beogradit, zgjedhjet e kryen te qeta dhe zgjodhen Kryetaret e Komunave si ushtrues legjitim te pushtetit lokal dhe si ofrues sherbimesh per qytetaret.

A ishte gabim shkuarja ne detyre e Kryekomunareve?

Jo dhe jo, ai ishte hapi kushtetues me korrekt, qe mund te behej.

Sjellja e serbeve te urdheruar nga Beogradi ishte pengimi per te mos u konstituar kurre ky pushtet ne veri.

Beogradi kishte dhe ka vetem nje strategji ate te mbajtjes se kesaj vatre sa me te nxehte dhe per ta perdorur ate sipas halleve, qe ka Vuçiçi ne Beograd, pra per nxehur sa me shume kur atij i duhet qe te shfryje valvulen e tensioneve politike ne Serbi.

Dhuna e eger edhe mbi KFOR-in dhe komunikimet paralele politiko diplomatike te Beogradit me Mosken, jane prova se ne perballjen Kosove Serbi perendimi ka vetem nje partner luajal te padiskutueshem, qe eshte vetem Albin Kurti.

Asgje nuk ka parimore ne veprimet e Serbise as ne forme dhe as ne permbajtje, pasi dhuna prej çetnikesh dhe shkelja e çdo norme te shtetit ligjor dhe te pavaresise se Kosoves jane kaq te qarta dhe evidente.

Strategjia e Vuçiçit terhiqe mos e keput per te zgjatur staus quo-ne dhe per te mbajtur gjalle nje vater te nxehte ne Veri te Kosoves ka objektiv mosnjohjen e Kosoves nga Serbia dhe sabotimin e dialogut te nisur me ndermjetsimin e BE-se dhe perdorimin e valvules edhe per interesa politike me te gjera ekstraballkanike.

Terheqja pa fund dhe kompleksimi me apo pa dashje i nderkombetareve perpara Serbise, qe ben sjelljet e gjoja shtetit nacionalist, kokeforte dhe arrogant, eshte sigurisht strategji jo efikase dhe qe vetem mban gjalle nje gjendje pezullie, e cila demton ne menyre te vazhdueshme Kosoves.

Shkalla shume e rende e provokimit serb ne Veri nuk ka asnje lidhje me Kurtin, por me nje skenar provokativ te miremenduar serbo rus me implikime te gjera.

Albin Kurti nuk mund te kritikohet per asgje sepse zbatimi i Kushtetutes dhe ligjit eshte detyre dhe normalitet, ndersa e kunderta eshte antiligj dhe nenshtrim ndaj Serbise dhe skenareve te saj te erret anti Kosove.

Nderkombetaret kane kuptuar me se miri pas sulmit te dhunshem mbi forcat e KFOR-it se aksi Beograd Moske nuk ndalet para asnje provokimi ne funksion te synimeve te tyre, ndaj çdo qortim mbi Albin Kurtin vetem sa tregon paqartesine dhe pafuqine e perendimit per t'ju imponuar Serbise.

Keto ngjarje dramatike nuk rendojne ne asnje drejtim mbi Kurtin, por mbi strategjine e zgjedhur nga perendimi i cili duhet te kuptoje se strategjia serbe e "qilimit te Penelopes" eshte vetem ne sherbim te interesave te aksit Beograd Moske dhe jo te integrimit euroatlantik per te cilin kaq aq shume nevoje Kosova ne vecanti dhe Ballkani ne teresi.

Pra Albin Kurti i cili po ben Kryeministrin e vertete dhe jo regjentin eshte nje shembull shtetari dhe jo puthadori apo servili nga ata qe gjenden rendom ne Ballkan e qe mendojne per veten dhe karrieren dhe interesat personale, por jo per fatet e popujve te tyre.

Pas ketyre ngjarjeve Aleatet perendimore duhet te ndryshojne rrenjesisht regjistrin e orientimit te bisedimeve Kosove Serbi dhe te kuptojne se strategjia e deritanishme vetem ka ndihmuar Vuçiçin, i cili eshte peng i interesave anti euroatlantike dhe antishqiptare.

Kurti demostroi se eshte shtetari, qe merr vendime te veshtira, qe zgjidhin nje here e pergjithmone ceshtje e mbajtura pezull ndersa Vuciç kerkon nje pseudo dialog, qe vazhdon perjetesisht pa prodhuar kurre asgje dhe perjeteson status quo-ne, qe asfikson dhe dobeson Kosoven dhe institucionet e saj.

Ndaj keto momente treguan se Kosova me Albin Kurtin ka Kryeminister te vertete dhe jo nje regjent pa personalitet dhe pa kurajo, si nje shembull, qe ju duhet shqiptareve kudo ku ata qeverisin ne Ballkan.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco