Shamku dhe Bardhoshi: Gjinushit i duket vetja ende ministër i Ramizit

Shamku dhe Bardhoshi: Gjinushit i duket vetja ende ministër i Ramizit

16:42, 30/05/2023
A+ Aa A-

Vendimi për shkrirjen e Akademisë së Albanologjisë ka sjellë kundërshtinë e senatit të këtij institucioni. Në studio Ledi Shamku Shkreli, kërkuese shkencore IGJL-së dhe Nebi Bardhoshi, drejtor i IAKSA-s, të ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News24 se Akademia e Albanologjisë nuk ishte vënë në dijeni për këtë shkrirje, ndërsa theksuan se gjithçka është një lojë politike.

Duke komentuar deklaratat e djeshme të kreut të Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushit, kërkuesit shkencor thanë se fjalimet e tij janë dritë dhe vite larg, si në konferencat e 1989-ës. Shamku tha se këto teza ia ka dëgjuar vetëm Leninit.

Pjesë nga biseda në studio:

Nebi Bardhoshi: Nuk kemi asnjë dokument zyrtar që të jetë bërë nga Gjinushi, por është bërë nga Ministria e Arsimit. Kryetari i Akademisë së Shkencave ka tagër që t’i drejtohet Akademisë së Shkencave. Ky është lapsus i rëndë, ajo që pohon Gjinushi. Ne nuk kemi asnjë dokument zyrtar që të këtë bërë Akademia diçka të tillë, pra t’i ketë propozuar Ministrisë së Arsimit. Janë dy lloj kontrata, afatgjate dhe 2-vjeçare. Këto janë ndarje filozofike prej shekujsh. Kontratat afatgjate se kemi të qartë se çfarë kuptohet. Por ato 2-vjeçare janë projekte që Akademia mund t’i paraqesë ministrisë për projekte. Ka njësi bazë dhe njësi kryesore të kërkimit. Njësia bazë e departamentit dhe njësia kryesore që është fakultetit, siç janë 4 institutet tona dhe e fundit është tipologjia; universitet-akademi-kolegj. Po ashtu është dhe akademia e të rinjve, që nuk zihet më në gojë. Si mund ta thotë kryetari këtë gjë? Me ça garancie ligjore mund ta thotë këtë që; s’do të vihet në diskutim puna e tyre.

Ledi Shamku: E kam thënë disa herë, kam dalë nga politika. Skam përveç fjalëve, është dhe tentativë më e hershme kjo. Nuk dua të hyjë në diskutim është apo jo çështje politike. Ne duhet të kishim, ose të kuptoja…i shmang fjalët e tavolinave. Duhet të kisha pasur komunikim me politikën, që të jepja një përgjigje nëse është çështje politike apo jo. S’kemi pasur asnjë kontakt për këtë vendimmarrje me ministrinë e Arsimit. E morëm vesh nga mediat këtë gjë.

Nebi Bardhoshi: Ka një kërkesë nga Akademia e Shkencave dy vite më parë, jo drejtuar ne, Akademisë së Studimeve Albanologjike. Ne i përkasim, parcelat ligjore janë të ndara me thikë. Mund të diskutojmë për shkrirje brenda arsimit të lartë. Akademia e Shkencave funksionon me ligj të veçantë të 2019-ës. Nëse ata do të kishin ide, duhet të merrnin darkodësi të senatit. Edhe pse me shumë gjasa do të kundërshtohej nga Këshilli i Ministrave. Ligji për Akademinë e Shkencave se njeh kategorizimin e studiuesve. Ai njeh akademikun, akademikun e asociuar dhe akademikun emeritues. Ligji për Akademinë e Shkencave nuk merret me këtë punë. Ligji për universitet ka shumë kategori për t’u zhvilluar. S’kemi pasur kurrë një kërkesë për t’u bashkuar. Kryetari i Akademisë duhet të jetë i sinqertë.

Ledi Shamku: Po se di, mund të pyesni mbështetësit e tij dhe kryeministri. Skam kontakt me të. Duhet pyetur ai. Edhe atij mund t’ja kenë paraqitur si një….Skam nevojë që të informoj kryeministrin, se vendimi im është bërë i ditur, qëndrimi im kundër është bërë vijimisht dhe thuajse përditë këtë vit. Gjinushi ka plotësisht të drejtë. Modelet imponuese nuk i kuptoj deh kam vendosur që mos t’i kuptoj. Modeli austriak s’ka lidhje me këtë. Modeli i tij është; s’flas me ty, por me pushtetin. Shkresa e tij i ka shkuar Kryeministrisë. E futi pushtetin duke shkelur dy ligje me të dyja këmbët. Shkelet ligji për arsimin e lartë. Mbyllja e një institucioni ndodh me vendim të senatit. Është shkulur dhe s’ka pasur komunikim me ne. Ky institucion nuk na bart dot, s’ka njësi ligjore.

Nebi Bardhoshi: Është s të kërkosh shtesat nga kati i parë. Se bën dot. Si do të bëjë ai këtë gjë, duke shkelur ligjin. Modeli austriak s’ka lidhje me këtë gjë. Kontratat në këtë model janë të detajuara. Është e padenjë që të marrësh këtë model si referencë, dhe nuk mund të bësh dot një tablo të modelit tonë.

Ledi Shamku: A mund t’i lërë ai albanologët që të flasin për veten e tyre. “Mos i jep kurrë të drejtë të padijshmit”. (qesh).

Nebi Bardhoshi: Ka 4 institute albanologjia sot. I merr këto probleme dhe i analizon. Po të shihni reagimet e ASA-s, se si shprehen arritjet për këtë institut. Kjo gjuha e Gjinushit është tipike socialiste. Të thuash që ka problem, kur tezat janë çdo ditë. Ai duhet të pyesë, të marrë informacion. Ne sensin kritik brenda nesh më të madhe se ai. Le të vijë kur të dojë dhe të bisedojë për fonde dhe shtim stafi. Por është vite e dritë larg, që në vitin 1989.

Ledi Shamku: Në konferencat tona ka ardhur për të thënë; mos të jetë ky ose ky. Modeli i Gjinushit nuk janë konferenca për FB. Konferencat që bëhen te ne janë me teza të reja, me praninë e studiuesve kosovarë apo të tjerë. Në mendjen e vetë ai është ministër, ministër i Ramizit (Për Gjinushin). Secili nga ne ka se ku t’i bëjë këto konferenca dhe studime. S’do më rrëmbejë Gjinushi kompjuterin, ndoshta do të donte. Ne kemi mundësitë tona. Dhe Prishtina ka qenë kundër kësaj shkrirje, janë shprehur kundër publikisht. Projekti për fjalorin lindi si bashkëpunim me anëtarët e Akademisë së Shkencave të Kosovës.

Nebi Bardhoshi: Ne kemi bërë të ditur pranë qeverisë se ky projektvendim nuk na është bërë i ditur. Kjo është lojë politike. Ne duhet të kishim dijeni. për këtë gjë e kemi vënë në dijeni Kryeministrinë, Presidentin, pasi Rektori i studimeve Albanologjike emërohet nga presidenti i Republikës, siç do të duhej të ishte emëruar dhe kreu i Akademisë së Shkencave.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco