Tensionet në Leposaviç/ Gazetarja nga terreni: Persona të maskuar kanë sulmuar median!

16:35, 30/05/2023
A+ Aa A-

E ftuar në SYRI TV me moderatoren Armela Ferko, gazetarja e Kallxo.com, Adelina Ahmeti ka raportuar nga Komuna e Leposaviçit mbi tensionet e shkaktuara nga protestuesit serb gjatë ditës së sotme.

Gazetarja Ahmeti ka theksuar se gjatë ditës së sotme ka qënë një tension më i madh se gjatë ditës së djeshme dhe se persona të maskuar kanë sulmuar edhe gazetarët.

Sipas Ahmetit, serbët po vijojnë protestën pasi brenda objektit të Komunës së Leposaviçit ndodhet kryetari i zgjedhur dhe kërkojnë që ai dhe njësitë speciale të largohen.

‘Këtë protestë është ish-kryetari i Komunës së Leposaviçit Zoran Tadiç. Disa herë gjatë ditës së sotme ka pasur komunikim me përfaqësuesin e KFOR-it por siç duket pa sukses pasi protestuesit vazhdojnë të rrijnë në pika të ndryshme në Leposaviç’, u shpreh gazetarja Ahmeti.

Ahmeti: Ka qënë një tension gjatë ditës së sotme më shumë se gjatë ditës së djeshme. Kjo për shkak se ka pasur më shumë persona të maskuar në grupe të cilat janë pjesë e protestuesve në Leposaviç.

Gjatë ditës së sotme kemi pasur disa sulme ndaj gazetarëve të cilat i kemi raportuar. Kanë qënë dhe dy media të Shqipërisë që kanë pasur sulme. Aktualisht është situatë e qetë por herë pas here ka grumbullime të njerëzve që vijnë për të protestuar pasi dhe kryetari i kësaj komune është brenda komunës dhe kjo është arsyeja se përse nuk po tërhiqen dhe protestuesit.

Po kërkojnë nga kryetari që të largohet bashkë me njësitë speciale nga Komuna.

Gjatë ditës së sotme ai që po e udhëheq këtë protestë është ish-kryetari i Komunës së Leposaviçit Zoran Tadiç. Disa herë gjatë ditës së sotme ka pasur komunikim me përfaqësuesin e KFOR-it por siç duket pa sukses pasi protestuesit vazhdojnë të rrijnë në pika të ndryshme në Leposaviç.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco