Avokati i Belerit: Nëse të mos jesh shumë i bukur është faj, atëherë Lala e Hoxha duhet të ishin pas hekurave

12:35, 30/05/2023
A+ Aa A-

Fredi Beleri, kryetar i zgjedhur për Bashkinë Himarë i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ ndodhet prej 2 ditësh në spitalin e burgut, pasi ka shfaqur probleme me zemrën.

Në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë u vendos shtyrja e seancës për shkak të mosparaqitjes së tij dhe të avokatëve. Ndërkohë që ndaj tij është marrë një tjetër vendim në Apelin me Juridiksion të Përgjithshëm në Tiranë.

Edmond Dëma, avokat i Fredi Belerit i ftuar në ''Kafe Shqeto'' në Syri Tv, u shpreh se komentet negative ndaj Belerit nuk kanë të sosur, dhe se madje dy gazetarë të njohur të kronikës, konkretisht Klodiana Lala dhe Artan Hoxha, nuk i kanë kursyer edhe komentet për pamjen e tij. Sipas tij, ky është vetëm vazhdimi i asaj që vetë kryeministri ka thënë gjatë fushatës.

Dëma, në mënyrë ironike, kujton se nëse të mos jesh shumë i bukur është faj, atëherë Hoxha e Lala duhet të ishin pas hekurave.

Ne na ka ardhur realisht shumë keq, sidomos për dy gazetarë që e mbajnë veten për gazetarë elite dhe që janë marrë dhe me gjëra personale që në merremi ne si mbrojtës të tij dhe merren gazetaret deri në fyerje personale që kanë të bëjnë dhe me paraqitjen e jashtme dhe janë vetëm vazhdim i fjalëve të kryeministrit i cili thoshte që ‘mua nuk më pëlqen as për fytyrë ky se tremb turistët' dhe këta po kështu vazhduan nëpër studio. Ne i kemi dëgjuar, kemi reaguar në emër të klientit dhe kemi bërë kallëzim për një nga ata dje në SPAK për fyerje. Është Artan Hoxha mos gaboj sepse ai ka qenë personi i fundit që ka folur kështu, ka folur dhe Klodiana Lala, dhe më vjen sinqerisht keq që arrijnë të merren deri me pamjen e jashtmë të një personi në një kohë që këtu rrezikohen gjëra mjaft të mëdha si demokracia në vend, pluralizmi, zgjedhjet e lira dhe demokratike, me të cilat ata mund të merren por ata merren me personin . Dhe më vjen keq, por duhet ta them se të dy ato gazetarë që sapo përmenda dhe që kanë marrë flamurin  kundër Belerit, e para nuk e njohin personalisht atë, dhe ai është tjetër njeri nga ai që ata mundohen t’ju tregojnë njerëzve dhe e dyta nëse ai u fut ne burg dhe u arrestua se nuk është shumë i bukur të njëjtin rrezik mund të kenë dhe këta dy gazetarë, sepse dhe ata nuk janë të bukur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco