Kallëzimi për tenderin e rrugës/ Kryebashkiaku i Kolonjës në SPAK

Kallëzimi për tenderin e rrugës/ Kryebashkiaku i Kolonjës në SPAK

12:25, 30/05/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Bashkisë së Ersekës, Erion Isai, u paraqit këtë të martë në ambientet e Prokurorisë së Possaçme.

Kryebashkiaku socialist hyri në ambientet e SPAK i vetëm dhe i pashoqëruar nga ndonjë avokat.

Burime bëjnë me dije se Isai është thirrur të dëshmojë për hetimet që po kryen në lidhje me ndërtimin e një aksi rrugor në zonën e Ersekës.

Mësohet se Isai do të merret në pyetje në Prokurorinë e Posaçme për një tender rruge, çështje për të cilën është kallëzuar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco