VIDEO/ Salianji, Bushatit të PS: Nuk të lë të flas, jeni hajdutë zgjedhjesh

00:09, 30/05/2023
A+ Aa A-

Një debat i ashpër ka ndodhur në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV mes deputetit të PD-së, Ervin Salianji dhe ish-deputetit të PS-së, Ervin Bushati.

Salianji është shprehur se PS, nuk di të bëjë zgjedhje, por vetëm ti vjedhë.

‘Nuk të lë të flas, sepse ju jeni hajdutë zgjedhjesh’, shpreh Salianji gjatë debatit.

‘Këta dhe të vjedhin dhe të intimidojnë dhe pastaj thotë ta marrin dhe me qetësi. Beteja për votën nuk është gjë e lehtë.

Nëse PD-ja nuk gjen njerëz që të përballet njësoj siç e doni ju, e ka gabim dhe nuk do të ja dalë dot, kaq. PD duke qenë në opozitë.

Ju thoni, që mbani qetësi ju, ju i vidhni zgjedhjet. Se po të flasësh duhet të flasësh për një gjë, që ti bindi njerëzit të votojnë për ju. Por ju i vidhni zgjedhjet, përderisa i vidhni ndoshta nuk ka nevojë të flasësh’, deklaroi Ervin Salianji në SYRI TV.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco