Manjani: Basha po kërkon të mbajë peng një parti që nuk është e tij

Manjani: Basha po kërkon të mbajë peng një parti që nuk është e tij

18:03, 29/05/2023
A+ Aa A-

Nga Ylli Manjani

Në kushte normale, askush nuk ka pse të ketë kritikë ndaj Lulzim Bashës që do të riprezantojë veten në politikë. 

Kushdo ka të drejtë të kërkojë të zgjidhet dhe Basha nuk ka pse të jëtë i përjashtuar nga kjo e drejtë. Zgjidhet apo jo është e drejtë e votuesit.

Poooor, Basha nuk po kërkon të hyjë në politikë. Ai po kërkon të vijojë të mbajë peng një parti që nuk është e Tij. 

Të gjithë biem dakord që PD është e Sali Berishës, sepse ky është fakt historik i asaj partie. 

Luli të prezantojë veten e Tij në një projekt të ri e me një parti të re dhe është krejt legjitim në këtë gjë. Ta bëjë këtë gjë dhe të fillojmë ta dëgjojmë. 

Të tregojë se ç'di të bëjë dhe sa forcë ka pa nongratën Sali nëpër këmbë. Te partia e vet të pranojë e përjasjtojë kë të dojë. Të pranojë edhe zonjën Kim po të dojë,meqë e ka mirë me të, se edhe ajo pa punë do jetë...

Por nuk ka rikthim në kurriz të partisë së dikujt tjetër! 

Sot për sot ai është thjesht një karabush te parcela me qepë që nxjerr Taulant Balla në Facebook.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco