Xhemollari: Vendim dhe precedent i rrezikshëm nga qeveria mbyllja e Akademisë së Albanologjisë

17:37, 29/05/2023
A+ Aa A-

Vendimi i qeverisë për të mbyllur Akdeminë e Albanologjisë në vend ka shkaktuar një reagim të madh publik, për të diskutuar mbi këtë temë i ftuar në edicionin pasdites në Syri TV ishte përfaqësuesi nga qëndresa qytetare, Rigels Xhemollari.

Xhemollari është shprehur se kjo është një precent shumë i rrezikshëm pasi nesër me një VKM mund të mbyllë dhe të shkrijë të gjitha universitetet në Shqipëri

"Ka disa aspekte të rrezikshmërisë që paraqet ky projekt akt së pari dhe në aspektin procedural sepse kemi një VKM projekt që nuk ka kaluar në konsultim sipas parashikimit të ligjit për arsimin e lartë tek institucioni që dot të shkrihet. Studiuesit dhe akademikët që janë brenda albanologjisë nuk janë konsultuar me këtë projekt-akt përkundrazi ministrja e arsimit i ka premtuar se do të bëjë një ligj të posatshme dhe do të sjellë investime.

Ky është një precedent shumë i rrezikshëm për të gjitha universitete e vendit  sepse ligji i arsimit e konsideron akademinë albanologjike si një universitet. Nëse krijohet ky precendent ku ministrja e arsimit së bashku me kryeministrin mund të shkrijnë një universitet me VKM nesër mund të shkrijnë universitete në vend dhe këtu humbet institucioni dhe liria akademike e të gjithë atyre studiuesve dhe drejtuesve. Në parim kemi të bëjmë me një shkelje dhe terronim të atyre personave që janë përfaqësues të elitës së kombit dhe mbajnë gjallë gjuhët, letërsinë dhe trashëgiminë e vlerave tona të përbashkta.

Kjo nuk është një çështje e 100 studiuesve që janë brenda asaj akademie për është një çështje që na përket ne, botës akademike dhe të gjithë atyre që i intereson shkenca dhe arsimi në këtë vend. në momentin kur qeveria ka marrë prano private dhe ka prishur teatrin me një VKM me arsyetimin e kjo është më e mira por nuk mund të jetë e mirë ajo që mendon qeveria sa i përket shkrirjes së Akademisë së Albanologjisë."

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco