VIDEO-SYRI TV/ ‘Konflikti nisi me reciprocitetin’, Shameti: Serbët s’pranojnë të qeverisën nga dikush që nuk është serb!

16:43, 29/05/2023
A+ Aa A-

I ftuar në Intervista e Ditës në SYRI TV me moderatoren Armela Ferko, gazetari Sokol Shameti ka folur për tensionet në veri të Kosovës dhe reagimi i ndërkombëtarëve.

Shameti ka theksuar se kjo që po ndodh nuk është një gjë që filloi prej një jave apo një muaji, por zanafillën e ka verën e vitit që shkoi, kur për herë të parë një qeveri e Kosovës filloi të zbatoi në mënyrë aktive reciprocitetin dhe marrëveshjet e nënshkruara prej vitesh.

Sipas gazetarit, në momentin e parë që qeveria e Kosovës filloi të bëjë këtë, u përball në mënyrë të mënjëhershme nga reagime të dhunshme nga serbët lokalë të instrumentalizuar nga Beogradi, duke filluar nga kërcënimet verbale dhe dislokime trupash, ngritje avionësh etj.

Gjithashtu Shameti tha se serbët nuk pranojnë të qeverisën nga dikush tjetër që nuk është serb.

Shameti: Kjo është një situatë ku është mbërritur jo brenda një jave apo një muaji por zanafillën e ka verën e vitit që shkoi, kur për herë të parë një qeveri e Kosovës filloi të zbatoi në mënyrë aktive reciprocitetin dhe marrëveshjet e nënshkruara prej vitesh që flinin në sirtar. Duke filluar nga ajo për energjinë, ajo për targat dhe kështu me rradhë.

 Në momentin e parë që qeveria e Kosovës filloi të bëjë këtë, u përball në mënyrë të mënjëhershme nga reagime të dhunshme nga serbët lokalë të instrumentalizuar nga Beogradi, duke filluar nga kërcënimet verbale dhe dislokime trupash, ngritje avionësh etj.

Në disa raste pati edhe lapsuse si shfaqje të ambasadorit rus për të treguar se kush është dora që lëviz teatrin e kukullave në terren.

Pra kjo që po ndodh kësaj radhe nuk ka asnjë dallim nga ato që kanë ndodhur prej verës së shkuar.

Kjo po bëhet e përsëritur dhe kjo është një mënyrë se si është i ndërtuar konstrukti i shoqërisë serbe, qeverisë serbe dhe i serbëve lokalë atje, një mënyrë papranueshmërie nga çdo gjë që nuk vjen nga Serbia.

Në një mënyrë pak më taktike është ajo që po bën qeveria e Kosovës për ta ekspozuar në sytë e faktorit ndërkombëtar të opinionit publik këtë realitet.

Serbët nuk pranojnë të qeverisën nga dikush tjetër që nuk është serb. Kushdo tjetër në Ballkan mund të qeverisen nga të tjetër, pakica greke që qeverisen nga shqiptarët, ka pakica maqedonase që qeverisen nga serbët etj. Kjo është e vërteta që po ndodh dhe po ekspozohet prej verës së kaluar edhe deri tani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco