VIDEO-SYRI TV/ Berisha: Protesta të fuqishme kundër regjimit, lëvizje të fuqishme

16:09, 29/05/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha paralajmëroi nisjen e protestave të fuqishme, kundër qeverisë Rama, duke e cilësuar armikun më të egër të shqiptarëve. Gjatë takimit me kryetarët e degëve dhe kandidatët e 14 Majit, Berisha u shpreh se kurrë ndonjëherë nuk është bërë një përpjekje kaq antikushtetuese nga mafia shtetërore shqiptare e ndërkombëtare, për të shuar opozitën, e cila arriti që t’i jap fund monizmit të plotë që ekzistonte në parlamentet lokale. Në fjalën e tij Berisha theksoi se pas raportit për farsën elektorale, në kampin blu do të ketë një analizë të brendshme për zgjedhjet.

Nga SYRI TV

Lideri i opozitës Sali Berisha paralajmëroi nisjen e protestave të fuqishme, kundër qeverisë Rama, për të cilën theksoi se është armiku më i egër i shqiptarëve. Në një takim me kandidatët e 14 dhe kryebashkiakët e zgjedhur të PD-së në 14 maj, Berisha u shpreh se opozita do i përgjigjet në shesh vjedhjeve dhe farsës elektorale të Edi Ramës.

Berisha denoncoi përpjekjet nga mafia shtetërorë shqiptare e ndërkombëtare për të lënë vendin pa opozitë, si dhe krimet elektorale të kryera nga kandidatët socialist.

Kreu demokrat theksoi se pavarësisht përpjekjeve antikushtetuese për të dëmtuar opozitën, në 14 maj koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ i dha fund monizmit të plotë që ekzistonte në bashkitë e vendit.

Berisha bëri me dije se pas përfundimit të raportit që fakton krimet elektorale të kryera nga socialistët në zgjedhje, në kampin blu do të nis procesi i analizës së brendshme.

Sali Berisha përshëndeti edhe Raportin e Parlamentit Europian që konfirmoi shqetësimet e ngritura më herët nga opozita për ndërhyrjet në zgjedhje të qeverisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco