Situata në veri, SHBA: Kosova të zbusë tensionet, jo hyrje me forcë ne godina

Situata në veri, SHBA: Kosova të zbusë tensionet, jo hyrje me forcë ne godina

15:24, 29/05/2023
A+ Aa A-

Bashkësia ndërkombëtare është thellësisht e shqetësuar për situatën në veriun e Kosovës. Kështu u shpreh ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hoveiner, pas takimit të zhvilluar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Ai tha se kishte ndarë me Osmanin shqetësimin për mundësinë e dhunës dhe nevojën për të shtensionuar situatën.

Sipas tij duhet të shmangen rrethanat kur kryetarët e komunave hyjnë në ndërtesa publike përmes përdorimit të forcës. Më herët gjatë ditës, Hoveiner u takua edhe me krerët e Zubin Potokut dhe Zveçanit, bashkë me shefin e zyrës së  Bashkimit Evropian në Prishtinë, Tomas Szunyog Hoveiner.

‘Ne jemi thellësisht të shqetësuar. E përsëris, nuk është mister që Qeveria amerikane dhe qeveritë e QUINT-it së bashku e kanë thënë se është e rëndësishme të shmangen rrethanat kur zyrtarët publikë hyjnë me dhunë në ndërtesat publike. Ky vazhdon të jetë qëndrimi ynë, prandaj biseda jonë me kryetarët ishte se si ata mund të përmbushin detyrat e tyre për t’iu shërbyer të gjithë qytetarëve, siç pritet nga ta dhe siç ne duam që ata të veprojnë, por në një mënyrë që tregon se ata janë të përkushtuar për të qenë përgjegjës për të gjithë qytetarët, që për ne tani nënkupton mos hyrjen në ndërtesat publike përmes përdorimit të forcës.’

Lidhur me situatën ka reaguar edhe sekretari amerikan i shtetit, Anthony Blinken i cili tha se veprimet e qeverisë së Kosovës përshkallëzuan tensionet pa nevojë.

Më herët sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, dhe shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, i bënë thirrje Kosovës që të shtensionojë situatën dhe të mos ndërmarrë ‘hapa të njëanshëm dhe destabilizues’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco