KAFE SHQETO/ Zgjedhjet mbaruan, Rama i rikthehet vendimit për rritjen e çmimit të energjisë

12:20, 29/05/2023
A+ Aa A-

Eduart Elezi, ekspert i energjisë pranë Partisë Demokratike ishte i ftuar ditën e sotme në 'Kafe Shqeto', Syri Televizion për të diskutuar lidhur me vendimin e rritjes së çmimit të energjisë elektrike, vendosur nga Kryeministri Rama.

Vendim ky i ndryshuar dy herë brenda një afati të shkurtët kohor (5vjeçar) që ndikon drejtpërsëdrejti në ekonominë e shqiptarëve.

Biseda në studio:

Flavio: Rama e ka ngritur dy herë çmimin e energjisë brenda dy viteve, por na dha edhe një paralajmërim për krizë energjetike. Nga buron kjo rritja e fundit?

Eduart Elezi: Po flas për çmimet e energjisë elektrike të cilat vendosen nga intruburatori i energjisë. Qeveria shpiptare disponon kompanitë publike të cilat duhet të aplikojnë dhe të paraqesin të gjitha kostot që ato kanë ku dalin tarifat e rregulluara për qytetarët shqiptarë dhe për biznesin. Kjo është pjesa ligjore se si përcaktohen tarifat e energjisë elektrike dhe se çfarë thotë ligji i sektorit të energjisë elektrike, kush është institucioni përgjegjës për këtë kosto.

Flavio: Kush është fitimi që qeveria duhet ta nxjerrë apo duhet të mbulojë vetëm kostot?

Eduart Elezi: Duhet të mbulojë vetëm kostot të prodhimit të energjisë elektike për tarifat e rregullta, po flasim për pjesën që quhet me tarifa të rregulluara dhe kush konsumon me tarifa të rregulluara. Familjarët dhe biznesi i vogël funksionon i tillë pasi biznesi i madh blen në bazë të tarifave të tregut e cila deri tani ka qenë referuar bursës hungareze ndërsa tani është e hapur një bursë shqiptare, Alpex.

Ola: Vitin e kaluar kryeministri u shpreh se do ta mbajë të pandryshuar çmimin e energjisë, kjo rritje çmimi vjen gati dy javë pas përfundimit të zgjedhjeve, ju duket e çuditshme kjo?

Eduart Elezi: Kryeministri shqiptar thotë se qeveria shqiptare e subvencion këtë pjesë por kjo nuk është e vërtetë. Ashtu siç e shpjegova tarifa e biznesit shqiptar dhe e familjarëve është një tarifë që vjen nga KESH, ku ky i fundit prodhohen mesatarisht 15 euro/ MWh dhe fut dhe kostot e kompanive qoftë edhe vjedhjet. Tarifa e energjisë nuk është subvencionuar asnjëherë nga shteti, kështu që çdo tendencë e kryministrit është thjesht një diskriminim që i bëhet popullit shqiptar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco