Padia në SPAK ndaj Salillarit/ Vokshi: Oligarkët kanë blerë vota për Ramën

Padia në SPAK ndaj Salillarit/ Vokshi: Oligarkët kanë blerë vota për Ramën

11:06, 29/05/2023
A+ Aa A-

Deputetja demokrate, Albana Vokshi, mbajti një deklaratë për mediat pasi doli nga zyrat e SPAK, ku opozita ka depozituar një seri kallëzimesh për masakrën elektorale të majit.

Vokshi tha se ishte thirrur për padinë që ka depozituar PD ndaj kryebashkiakut të Kuçovës, Kreshnik Hajdari dhe biznesmenit Pëllumb Salillari.

“Sot u paraqita për njërin nga shumë kallëzime që kemi dërguar në SPAK në lidhje me krimet elektorale të ndodhura para dhe gjatë ditës së zgjedhjeve.

Sot isha për të dëshmuar për kallëzimin penal që kemi bërë për kryetarin e Bashkisë së Kuçovës si dhe biznesmeni Pëllumb Salillari.

Dhashë të gjitha faktet, provat, fotot, videot dhe një pjesë do e dërgoj me shkresë zyrtare, në lidhje me këta dy shtetas që kanë përdorur postin e tyre, po flasin për kryetarin e bashkisë, por duke pasur një lidhje korruptive dhe klienteliste me biznesmenin Pëllumb Salillari, kanë përdorur paratë e buxhetit për përfitime elektorale.

Ky është një rast i pasur që dëshmon se paratë e korrupsionit dhe lidhja e qeverisë me oligarkët është përdorur për blerë votat. Dëshmohet se si partia shtet ka abuzuar me paratë e taksa shqiptarëve dhe të gjitha burimet shtetërore për të fituar zgjedhjet e 14 majit,” tha Vokshi.

Sipas saj, opozita ka depozituar shumë kallëzime edhe për Edi Ramën dhe ministrat, por SPAK nuk reagon.

“Në rastin e Edi Ramës, ka disa kallëzime që PD i ka bërë. Por sa shohin emrin e Edi Ramës, SPAK refuzon të hetojë,” tha Vokshi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco