Përfundon takimi me ambasadorin amerikan, kryetarët e VV nuk shkuan

Përfundon takimi me ambasadorin amerikan, kryetarët e VV nuk shkuan

10:43, 29/05/2023
A+ Aa A-

Ka përfunduar takimi i ambasadorit të SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, me kryetarin e Zveçanit, Ilir Peci dhe atë të Zubin-Potokut, Izmir Zeqiri.

Ai u pa teksa dilte me veturë nga zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë, ndërsa është nisur për në presidencë.

Në takim kanë qenë të ftuar të katër kryetarët e komunave veriore, por kryetarët e Vetëvendosjes; ai i Leposaviçit, Lulzim Hetemi dhe i Mitrovicës së Jugut, Erden Atiq, nuk kanë shkuar në takim.

Atiq i tha KOHËS se me ambasadorin Hovenier do të ketë takim së shpejti, por nuk dha detaje pse nuk i shkoi të hënën në takim. “Do të takohemi së shpejti. Me shumë kënaqësi. Presim mbështetje dhe bashkëpunim”, tha Atiq.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco