NATO i kërkon Kosovës të 'shtensionojë menjëherë situatën' në veri

NATO i kërkon Kosovës të 'shtensionojë menjëherë situatën' në veri

10:33, 27/05/2023
A+ Aa A-

Aleanca ushtarake e NATO-s i bëri thirrje institucioneve të Kosovës që të shtensionojnë menjëherë situatën në veri të shtetit, një ditë pas përplasjeve mes Policisë së Kosovës dhe grupeve lokale të serbëve.

“Ne u bëjmë thirrje institucioneve në Kosovë të shtensionojnë menjëherë situatën dhe u bëjmë thirrje të gjitha palëve që të zgjidhin situatën përmes dialogut. Misioni i NATO-s, KFOR, vazhdon të jetë vigjilent dhe të ofrojë mjedis të sigurt”, shkroi në Twitter, zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu.

Më 26 maj, kryetarët e rinj shqiptarë të Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviçit, me ndihmën e Policisë së Kosovës hynë në ndërtesat komunale për të nisur punën, pasi një ditë më parë bënë betimin në shkolla dhe ndërtesa të tjera komunale.

Hyrja e tyre në zyrat e komunave u kundërshtua nga grupet e serbëve lokalë. Policia e Kosovës ndërhyri duke përdorur gaz lotsjellës dhe bomba shokuese, ndërkaq serbët lokalë hodhën gurë në drejtim të tyre.

Të paktën pesë policë pësuan lëndime.

Faktori ndërkombëtar, në krye me Shtetet e Bashkuara, dënuan veprimet e Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar që menjëherë të ulen tensionet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco