Sarrazin takon komandantin e KFOR-it, kërkon vetëpërmbajtje nga të gjitha palët

Sarrazin takon komandantin e KFOR-it, kërkon vetëpërmbajtje nga të gjitha palët

10:12, 27/05/2023
A+ Aa A-

Emisari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka takuar Komandantin e KFOR-it, Angelo Ristuccia, para takimit të planifikuar me kryeministrin Albin Kurti.

Sarrazin ka bërë thirrje për përmbajtje nga Kosova dhe Serbia dhe përkushtim në dialog.

Ai ka dënuar si vendimin që kryetarët e komunave veriore të futen në objektet komunale, ashtu edhe reagimet ndaj atij vendimi.

“Ne dënojmë vendimin e Kosovës për të hyrë me forcë në objektet komunale në veri dhe reagimet e dhunshme. Vetëpërmbajtje nga të gjitha palët dhe përkushtim i plotë nga Kosova dhe Serbia në dialogun e drejtuar nga BE-ja dhe implementim i menjëhershëm i marrëveshjeve të arritura është e nevojshme”, ka shkruar ai.

Sarrazin i ka dhënë mbështetje të plotë emisarit të BE-së, Miroslav Lajçak, “për përpjekjet e tij”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco