Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët protestojnë përpara parlamentit, policia blindon godinën

Rritja e pagave për pushtetarët/ Deputetët e Bashës bashkuan votat me Ramën

Rritja e pagave për pushtetarët/ Deputetët e Bashës bashkuan votat me Ramën

11:22, 26/05/2023
A+ Aa A-

Pas rreth 5 orësh debat, Kuvendi votoi dje dyfishimin e rrogave të deputetëve dhe rritjen me masën 80% të rrogave të ministrave, si pjesë e paketës për rritjen e pagave të të gjithë administratës shtetërore.
Projektligji i debatueshëm për shkak të rritjes së menjëhershme të rrogave që do të miratonin deputetët për veten e tyre, ishte planifikuar të votohej para zgjedhjeve, por u shty për shkak se në draftin fillestar të ardhur nga qeveria, ligjvënësit nuk përfitonin.
Nga tabulati i votimit të djeshëm ku rezulton se jo pak por 24 deputetë të Partisë Demokratike, kanë bashkuar votën me Partinë Socialiste për rritjen e pagave të tyre, raporton ballkanweb.
Shumica e tyre janë pjesë e grupit “Alibeaj”, por pro kanë votuar edhe Agron Gjekmarkaj, Ervin Salianji e Xhelal Mziu të cilët më parë nuk janë pozicionuar në asnjë grupim.

Megjithëse ishin pjesë e seancës në fillim të saj, deputetët që mbështesin ish kryeministrin Berisha kanë munguar gjatë votimit dhe në tabulat rezultojnë si “jo të pranishëm”. Të njëjtën gjë kanë bërë edhe deputetët e Partisë së Lirisë.
Tre deputetë, Dashnor Sula, Bujar Leskaj dhe Petrit Doda kanë votuar kundër, ndërsa Flutura Açka dhe Elda Hoti kanë qenë në sallë në momentin e votimit, por nuk kanë votuar.
Ashtu siç paralajmëroi, Edi Rama e kishte aktivizuar kartën e tij në pajisjen elektronike ku votohet, por nuk ishte në sallë në momentin e votimit.
 
Deputetët e opozitës PRO
Ferdinand Xhaferraj
Ramadan Likaj
Gazmend Bardhi
Bledion Nallbati
Agron Gjekmarkaj
Xhelal Mziu
Merita Bakiu
Emilja Koliqi
Mesila Doda
Sajmir Koreshi
Kreshnik Collaku

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco