Berisha në ‘Çim Peka Live’: Opozitës iu caktua kreu i saj nga qeveria

11:10, 26/05/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e konsideroi 14 Majin si agresion ndaj qytetareve dhe votës së lirë. I ftuar në ‘Çim Peka Live’, Berisha tha se zgjedhje si këto nuk janë zhvilluar kurrë dhe renditi disa nga ndërhyrjet flagrante të qeverise me të cilat u përball opozita. Berisha theksoi përmasat me të cilat u blenë zgjedhjet duke sjellë në vëmendje fenomenin Doshi. Ai tha se 500 mijë shqiptarët që votuan opozitën, janë idealistë dhe korpus i pathyeshëm që do e çojë vendin drejt zgjedhjeve te lira

SYRI TV

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi gjatë emisionit ‘Çim Peka Live’ se zgjedhje si ato të 14 Majit nuk janë zhvilluar kurrë në historinë e Shqipërisë. Ai listoi disa nga ndërhyrjet më flagrante të qeverisë, me të cilat opozita u përball në këto zgjedhje.

Berisha tha se blerja nën dorë e zgjedhjeve ishte në përmasa të jashtëzakonshme. Lideri demokrat mori si shembull Shkodrën teksa theksoi se u paguan 12 milionë euro për blerjen e zgjedhjeve në këtë bashki.

Berisha tha se do vazhdojë betejën për mbrojtjen e votës përmes dokumentimit të manipulimeve. Ai i konsideroi si idealistë dhe korpus të pathyeshëm 500 mijë shqiptarët që votuan opozitën.

Berisha u ndal edhe te përdorimi i medias kundër opozitës nga ana e qeverisë.

Kryetari i Partisë Demokratike u pyet edhe për rishfaqjen në publik të Lulzim Bashës. Berisha paralajmëroi se çështja e vulës së Partisë Demokratike do të shkojë deri në Gjykatën e Strasburgut.

Berisha komentoi edhe zhvillimet e brendshme dhe u shpreh i hapur për të diskutuar me deputetët për të mirën e Partisë Demokratike dhe të vendit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco